Emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani, tha ditën e djeshme se vendet arabe do të duhej të intervenonin në Siri, për ta ndalur konfliktin e përgjakshëm atje.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Al-Thani, që është mbështetës kryesor i opozitës në Siri, tha se shtetet arabe do të duhej të intervenonin në Siri për shkak “të obligimeve të tyre humanitare, politike dhe ushtarake”.
Emiri i Katarit theksoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar në arritjn e një pozicioni efektiv për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit në Siri.
Ai ka cituar precedentin kur forcat arabe ishin dërguar për ndaljen e Luftës Civile në Liban, në vitet e 70-ta.
Katari fuqishëm i mbështet kryengritësit sirianë.
Regjimi i Sirisë e akuzon Katarin dhe Arabinë Saudite se po i armatosin kryengritësit.
Al-Thani ka kërkuar nga të gjitha vendet për “mbështetje të të gjitha llojeve”për popullin e Sirisë./BS/kohaislame