Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222
Shumicës prej nesh i rëndohet ndonjë çështje në këtë botë, saqë kërkojmë ndërmjetësim për ndonjë post, për kalimin e ndonjë provimi, për ndonjë kërkesë në organet qeveritare e të ngjashme me këto.
Më gëzon fakti t’ju ndihmoj në realizimin e këtij ndërmjetësimi me qëllim që t’ju lehtësohen punët tuaja. Është shumë e thjeshtë, lidhu me këtë numër special 222 pa ndonjë hyrje tjetër.
A e di mënyrën e lidhjes?
Numri i parë 2 nënkupton orën 2 pas mesnate.
Numri i dytë 2 nënkupton dy rekate.
Numri i tretë 2 nënkupton dy pika lot.
Me fjalë të tjera, dy rekate namaz në orën 2 pas mesnate bashkë me dy pika loti. Kërkoje Allahun e Lartësuar në këtë kohë dhe me lejen e Tij do të të lehtësohen punët e tua dhe do të arrish atë që synon.
Allahu i Madhërishëm është Sunduesi, Mbizotëruesi, i Cili zbret në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë e të fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, a ka kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe a ka kush pendohet tek Unë t‘a fal atë?”
Pasha Allahun, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.
Kthehu në dorën e Tij, në dorën e të Cilit është drejtimi i qiejve dhe i tokës. Shumë prej nesh i japin përparësi ndërmjetësuesve ndaj Allahut të Lartësuar. Fillon të hulumtojë për ndërmjetësim para se t’i drejtohet Allahut me lutje. Allahu i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë, thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir, 60)
Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”
Allahu jua largoftë brengat dhe shqetësimet dhe ju dhuroftë qetësi shpirtërore.
Besimtare Te nderuare.