Në debatet kundërthënëse rreth Islamit në Francë, dhe qëndrimit rreth mbulesës dhe veshjes Islame, është shfaqur ylli i ``repit`` nga Franca Dajamz në kanalin ``TV1``.
Në debatet kundërthënëse rreth Islamit në Francë, dhe qëndrimit rreth mbulesës dhe veshjes Islame, është shfaqur ylli i ``repit`` nga Franca Dajamz në kanalin ``TV1`` duke deklaruar Islamin e saj dhe e veshur me veshje ligjore Islame.
Pas tri viteve e gjysmë të mungesës së saj dhe debateve që kanë shoqëruar këtë mungesë, Ajkuna e repit të Francës Melani Xhorxhiadas e njohur me emrin ``Dajamz`` paraqitet me pamje tjetër nga ajo që ishte gjer në vitet 2009.
Dajamz gradualisht kishte filluar të paraqitej më ndryshe dhe shpesh herë ishte paraqitur me kokë të mbuluar por kjo është hera e parë e dal publikisht me veshje islame.
Dajamz deri në këtë vit ka qenë nga këngëtaret më të njohura të repit që njihet për fyerje, ofendime e hidhërime mes këtij lloji të këngëve. Ajo është paraqitur në kanalin televiziv të Francës ``TV1`` duke zbuluar rrugëtimin e saj të ilaçit të qetësisë dhe lumturisë me pranimin e fesë islame.
Ajo është martuar që një vit dhe është bërë që disa muaj nënë dhe po jeton një jetë të qetë dhe të lumtur./mesazhi/Sh.Hulaj