Transmetohet se një djalosh erdhi tek Ibrahim ibn Ed’hem dhe i tha: O Ebu Is’hak, jam shpërdorues i vetvetes, prandaj me trego diçka që të më ndalojë dhe të më shpëtojë zemrën.
Ibrahim ibn Ed’hem tha: Në qoftë se pranon pesë gjëra dhe mundesh t’i realizosh ato, nuk kanë për të të dëmtuar ty mëkatet dhe epshet.
Tha: "Mi trego, o Ebu Is’hak."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "E para, në qoftë se dëshiron të mos i bindesh Allahut (xh.sh) (t’i bësh mëkat), atëherë mos ha prej rriskut (furnizimit) të Tij."
Tha: "Prej nga do të ha, kur çdo gjë që është në tokë është prej rriskut (furnizimit) të Tij?"
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "O ti njeri, a është e bukur që të hash rriskun (furnizimin) e Tij dhe të mos i bindesh?"
Tha: "Më trego të dytën."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "Në qoftë se dëshiron të mos i bindesh (t’i bësh mëkat), atëherë mos bano në asnjë tokë të Tijën?"
Djaloshi tha: "Kjo qenka më e vështirë se e para. O ti njeri, kur lindja, perëndimi dhe gjithçka mes tyre është e Tij, ku të banoj unë?"
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "O ti njeri, a është e bukur që të hash rriskun (furnizimin) e Tij, të banosh në tokën e Tij dhe të mos i bindesh (t’i bësh mëkat Atij)?"
Tha: "Jo, por më trego të tretën."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "Në qoftë se dëshiron të mos i bindesh, të jetosh me rriskun (furnizimin) dhe në tokën e Tij, atëherë shiko e gjej ndonjë vend ku Ai të mos të shikojë dhe bëji mëkat."
Tha: "O Ibrahim, si mundet kjo gjë, kur Ai di çdo gjë ,deri edhe të fshehtat?!"
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "O ti djalosh, a është e bukur që të hash rriskun (furnizimin) e Tij, të banosh në tokën e Tij, të mos i bindesh (t’i bësh mëkat Atij) dhe Ai të shikon të gjitha ato që ti bën?
Tha: "Jo, më trego të katërtën."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "Kur meleku i vdekjes të vij për të të marr shpirtin, thuaj: "Më lër edhe pak afat sa të pendohem me një pendim të sinqertë dhe të punoj vepra të mira për hir të Allahut (xh.sh)."
Tha: "Nuk e pranon prej meje këtë gjë."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "O ti djalosh, në qoftë se ti nuk mundesh të shtysh sado pak vdekjen ku të pendohesh, di që kur ajo të vjen nuk shtyhet, atëherë si mendon se do të shpëtosh?"
Tha: "Më trego të pestën."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "Në ditën e kijametit, kur rojet (zebanitë) të vijnë për të të dërguar në zjarr, mos shko me ta."
Tha: "Ata nuk më lënë të iki dhe as nuk e pranojnë këtë gjë prej meje."
Ibrahim ibn Ed’hem tha: "Atëherë, si mendon se do të shpëtosh?!"
Tha: "O Ibrahim, këto më mjaftojnë. I kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai."
Pas kësaj, djaloshi iu bashkua (Ibrahimit) në adhurim deri sa vdekja i ndau të dy.