Zbulohen një numër i madh i gjeneralëve Rus që vepronin si oficer Sirianë
Në vazhdën e burimeve të sakta lajmet e fshehta siriane bëjnë të ditur për ``Ngjarjet në Arabi`` sot të mërkurën, për vrasjen e gjeneralit ushtarak Rus Vlladimir Petroviq, dhe thuhet se është vrarë në automobilin ë tij së bashku me tre të tjerë. Burime të sakta Siriane zbulojnë për një numër të madh gjeneralësh Rus që po veprojnë në Siri si të jenë oficerë Sirian.
Me pesë gushtë të këtij viti është gjetur një çantë ushtarake me uniform ruse, që kishte të dhëna të rëndësishme për mënyrën dhe planifikimin, sa më të shpejtë të shuarjes së protestave në vend që i dedikohej qeveris siriane.
Kjo çantë është gjetur në automobilin në të cilin është vrarë ky gjeneral rus sipas disa të dhëna të sakta.
Në letërnjoftimin e tij shkruante që është lëshuar me 26 janar të vitit 2007 si vërtetim nga qeveria siriane, dhe si personalitet ushtarak i lejohet atij hyrja e plotë në të gjitha sistemet mbrojtëse të vendit, dhe aty shënohet data e vitit të lindjes së tij më 1956./mesazhi/Sh.Hulaj