Ajo nuk ia përshkruan (burrit të vet) gratë e tjera!
Karakteristikë tjetër e gruas inteligjente muslimane është se ajo nuk ia përshkruan burrit të vet femrat tjera, sepse kjo gjë është e ndaluar. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit, alejhi selam, i cili thotë: “Asnjë grua të mos ia përshkruajë ndonjë femër bashkëshortit të saj!". [Fet-h el-Bari, 9/338]
Feja islame dëshiron që zemrat e njerëzve të jenë të pastra, kështuqë, ai (Islami) i ndalon provokimet. Kështu, njerëzit mund të jetojnë një jetë si duhet dhe të qetë, larg këtyre mendimeve.
Askush (asnjë mashkull) nuk duhet ta lejojë veten që të preokupohet me mendime të vogla, respektivisht të bëjë krahasim mes bashkëshortes së tij dhe femrës që ajo (bashkëshortja e tij) ia përshkruan. Njëashtu, ai nuk duhet ta lejojë veten që të “tejkalohet” vetvetiu nga ai përshkrim që i servohet, e që fatkeqësisht servuesi është vetë bashkëshortja e tij.
Përktheu:Arsim Jonuzi.