Ka specie në botë që ngjasojnë me njëra-tjetrën. Ka shumë gjallesa që i ngjajnë kalit apo maces, e po ashtu shumë insekte që mund të duken si njëri-tjetri. Ngjashmëritë sipërfaqësore midis njeriut dhe majmunit tërheqin vëmendjen. Disa njerëz besojnë në evolucion vetëm prej kësaj gjëje. Përveç ngjashmërive sipërfaqësore, për majmunin nuk mund të thuhet se janë më afër sesa kafshët e tjera. Në qoftë se do të bazoheshim tek inteligjenca, atëherë bletët që ndërtojnë strukturën e mrekullueshme gjeometrike të hojeve apo merimanga që ndërton mrekullinë e rrjetës së saj, mund të thuhet se janë më afër me njeriun. Ka një diferencë midis majmunit dhe njeriut.
Majmuni është kafshë dhe nuk është i ndryshëm nga kali apo qeni në lidhje me nivelin e ndërgjegjës. Njeriu është I ndërgjegjshëm. Krijesë me vullnet të fortë e që mendon.
Flet, kupton, vendos e gjykon. Mendja është diferenca më e madhe midis njeriut dhe kafshëve. Pra, e gjithë jeta është produkt i një projektimi perfekt. Kjo siguron prova konkrete për ekzistencën e Krijuesit, i cili është i Gjithdijshëm e i Plotpushtetshëm. Ky Krijues është Allahu, Zoti i Tokës dhe i qiejve dhe i gjithëaje midis tyre. Mbi faktin e krijimit po jap disa aspekte: -Bletët prodhojnë më shumë mjaltë nga sa kanë nevojë dhe e ruajnë në hoje, në një strukturë gjashtëkëndore, sepse është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së dhënë. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq mirë saqë nuk ka asnjë shenjë. Evolucionistët duan të shpjegojnë këtë me konceptin e instinktit dhe përpiqen ta paraqesin atë thjesht si një instinkt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët dhe harmonizon punën e tyre. Kjo tregon se ekziston një urtësi që sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla. Katërmbëdhjetë shekuj më parë, në Kuran është treguar ky fakt: “Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra, nëpër drunj, dhe në ato (koshere) që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe futu
nëpër rrugët që Zoti i ka lehtësuar për ty. Nga barku i tyre del një lëng me ngjyra të llojllojshme, në të cilin ka shërim (ilaç)për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë”.(Sureja: En-Nahl)
-Lakuriqët e natës fluturojnë në errësirën e natës pa patur asnjë problem. Lakuriqi është i pajisur me një sistem të veçntë zanor. Përdor tinguj ( ultratinguj) që kanë frekuencë 50.000-200.000 vibrime për sekondë. Këta tinguj dërgohen në të gjitha drejtimet 20-30 herë në sekondë.
Një njeri me moshë të re mund të perceptojë me vështirësi një zë me frekuencë 20.000 vibrime në sekondë. Fija e rrjetës që ndërton merimanga është me diametër më të vogël se 1/1000 mm. është 5 herë më e fuqishme se një fije çeliku me të njëjtin diametër dhe shumë e lehtë. çeliku është ndër produktet më të forta të prodhuara nga njeriu dhe merimanga prodhon në trupin e saj fije shumë më të forta se çliku. Mjetet teknologjike që disponon njeriu janë mjaft prapa teknologjisë “hyjnore” që disponon merimanga.
Gjithashtu edhe bimët luajnë pa vetëdje një rol të rëndësishëm në jetën e Tokës. Ato pastrojnë ajrin, barazpeshojnë raportin e gazrave në atmosferë dhe mbajnë temperaturën e planetit në nivel konstant.
Vlerat ushqyese të bimëve me anë të cilave ne ushqehemi, kanë një sistem të veçntë me qelizat e tyre, jo si të njeriut dhe të kafshëve. Në përdorimin e drejtëpërdrejtë të energjisë së diellit, bima e shndërron enrgjinë diellore në energji kimike. Ky proces quhet fotosintezë. Në qelizë ndodhen kloroplastet, organele këto që i japin bimës ngjyrën jeshile. Sistemi mjaft kompleks i fotosintezës është mekanizëm i krijuar prej Allahut (Zotit të Botërave).
Të gjitha gjallesat janë krijuar nga Allahu, Krijuesi dhe Mbajtësi i botërave.