Do të doja t’ju tregoja një ngjarje për një djalosh të trashë nga mendja.Njëherë jetonte një njëri shumë i pasur në Pakistan. Ai ishte qiradhënës. Por, ky pasaniku kishte një djalë që ishte i trashë nga mendja, pra ai posedonte shumë pak inteligjencë. Njerëzit e thërrisnin budalla. Një ditë, pasaniku e thirri djalin e tij dhe i tha që t’i përgatiste çaj. Djaloshi e përgatit çajin dhe ia solli babait. Babai e piu një gllënjkë nga filxhani dhe për çudi çaji iu duk shumë i shijshëm. Ai e pyeti djaloshin se si e kishte bërë atë. Djaloshi i tha:
“Shkova në oborrin pas shtëpisë për të marrë dru. Mirëpo, meqë binte shi, të gjitha drutë ishin lagur. Andaj, shkova tek vendi ku ti baba i mban paratë dhe mora një sasi të madhe parash prej letre. Pastaj i dogja ato dhe ta zieva çajin.”
Çaji që në fillim iu duk aq i shijshëm babait, tani i shijonte si helm!
Të gjithë ne që e lexojmë këtë ngjarje mendojmë se djaloshi ishte vërtet i trashë nga mendja. Përse? Sepse ai i dogji paratë e vlefshme vetëm që të përgatiste një filxhan çaj. Kjo është e vërtetë, ama në realitet, personi që e djeg jetën e tij të amshueshme të botës tjetër (Ahiretit) për këtë jetë të shkurtër të kësaj bote (Dunjasë) është më i trashë nga mendje sesa djaloshi në fjalë.
Më i mençuri nga të gjithë njerëzit është ai që shpesh e përkujton vdekjen dhe përgatitet për të
Përktheu: Breziiri
(Breziiri)