Ministria e jashtme e Iranit ka kërkuar nga Katari e Turqia, ndërmjetësimin për lirimin e 48 pengjeve sa më shpejt që është e mundur. Zëdhënësi i ministrisë së Iranit ka mbrojtur pengjet dhe ka thirrur për përgjegjësi të shteteve për jetën e pengjeve.
Lajmet kryesore të Iranit bëjnë të ditur se ministri i jashtëm i Iranit Ali Ekber Salihi, ka folur në telefon me homologun e tij Turk Ahmed Davutogllu dhe homologun tjetër të Katarit Hamid bin Xhasim bin Xheber al Thani dhe ka kërkuar nga ata ndihmën për lirimin e pengjeve./mesazhi/Sh.Hulaj