Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] UNICEF kërkon lirimin e fëmijëve në Homs | |
- "Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF, tha të martën se regjimi sirian duhet të lirojë fëmijët që po mbahen në një qendër të marrjes në pyetje, pasi u evakuuan nga Homsi. “56 fëmijë po mbahen në objekt, duke përfshirë 34 djem të moshave 15 dhe 18 vjeç, 10 djem nën 15 vjeç, dhe 12 vajza nën moshën 18 vjeçare,” ka thënë zëdhënësja e UNICEF-it, Marixie Mercado, në një konferencë për shtyp të martën në zyrën e OKB-së në Gjenevë. Mercado tha se shumica e fëmijëve janë në moshën 15. UNICEF kërkon lirimin e të gjithë fëmijëve të mbetur. Më shumë se 1,400 njerëz janë larguar nga Homsi, i cili është bombarduar nga trupat qeveritare pothuajse çdo ditë. Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, janë edhe 2,500 njerëz që duhet të evakuohen nga Homsi./mesazhi/:
| |
|