Organizata Humanitare ‘Drita’ nga Tetova, me degët e saja nëpër disa qytete të vendit vazhdon me realizimin e aksionit humanitar për grumbullim të veshmbathjeve për fëmijët në Siri.
Fisnik Jakupi, kryetar i shoqatës, thotë se ka numër të madh njerëzish që kanë shprehur humanitetin e tyre duke apeluar tek gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë.
‘Për momentin nuk mund të precizoj sa ndihma janë grumbulluar pasi kemi disa pika nëpër Maqedoni, por sipas informacioneve janë grumbulluar rreth tre maune. Pasi të bëhet paketimi dhe doganimi nga e mërkura pritet të nisen kamionët për Turqi’ tha Jakupi.
Në degën e Shkupit aksioni për grumbullimin e ndihmave është mbyllur dje, për të cilën njoftoi organizatori Jasmin Rexhepi.
‘Aksioni është realizuar me sukses, një numër i madh i shkupjanve kanë shprehur humanitetin e tyre, veshmbathjet janë paketuar, dhe pritet të dërgohen për destinacionin e duhur’ tha Rexhepi.
Të gjithë të interesuarit humanitetin e tyre mund ta shprehin edhe në Shoqatën Horizonti në Tetovë, afër Xhamisë së Pashës, në Kërcovë në numrin e telefonit 075576844, në Xhepcishtë (Tetovë), lokalin afër Xhamisë, në Nerasht (Tetovë)… Donacioni përfshin veshmbathje, kapela, shall, doreza dhe batanie