Sot u vu gurthemeli i Xhamise Qendrore ne Prishtine, në lokacionin që është përcaktuar nga Komuna e Prishtinës, për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Ndertimi i Xhamise pritet te filloje ne pranveren e vitit te ardhshem ndersa ne vendosjes së këtij gurthemeli kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa e shume zyrtare te tjere.
Myftiu i Kosoves pas falenderimit te Allahut ju uroi te gjithe besimtareve musliman te Kosoves sot me vurejn e gurthemelit te kesaj Xhamie te madhe ne mesin e kryeqytetit te Kosoves, si dhe i falenderoi edhe te gjithe udheheqesit e institucioneve shtetrore te Republikes se Kosoves per pjesmarrjen e tyre ne kete gezim te madh per te gjithe ne.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, tha se kjo xhamiu ka munguar të gjithëve. “Ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë nevojë e kahershme, por në rrethanat që kaloi Kosova, jo që nuk ishin në favor të xhamive të reja, por për më tepër edhe ato që na i kishin lënë të parët tanë trashëgim, na i përdhosen dhe na i shkatërruan”.
Presidentja Atifete Jahjaga me këtë rast ka thënë se themelet e kësaj xhamie, nuk janë vetëm thjesht të një objekti të kultit, por janë më shumë se kaq. “Janë themele që do t’u ndihmojë qytetarëve në rrugën e fesë,, por edhe atyre që duan të nxënë dije të fesë”, ka thënë Jahjaga.
Nderkohe ne kete manifestim te gurthemelit te kesaj xhamie ishin prezent edhe perfaqesues te bashksive islame nga Shqiperia e Maqedonia dhe nga Mali i Zi e lugina e Presheves, si dhe perfaqesues te Kishes katolike te Kosoves si dhe stafit te perfaqesive doplomatike nderkombetare.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar vënien e gurthemelit të Xhamisë në Prishtinë, duke thënë se edhe pse Kosova është shteti më i ri në Botë, populli i Kosovës ka një traditë të gjatë të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare.
“Kosova shtet i ri, mirëpo është një shembull për rajonin dhe botën për harmonin ndërfetare. Ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm kur në kohën e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është një ndër sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota jonë në saje të procesit të globalizmit, i cili ka ofruar dhe ngjitur dallimet kulturore dhe fetare”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Kryeparalamentari Jakup Krasniqi me këtë rast tha se Prishtinës ju ka dashur një xhami me përmasa të tilla, dhe se Kosova po hap rrugë të reja edhe për kultet fetare.
“Prishtinës ndoshta deri më sot i ka munguar një xhami e përmasave të tilla, për tu siguruar hapësirë të mjaftueshme që besimtarët të kryejnë në Kushte Minimale ritet fetare. Kosova e lirë e pavarur dhe demokratike po hap rrugë të reja për të gjithë, edhe për kultet fetare”, ka theksuar Krasniqi.
Vlene te theksohet se pjesmarrja e perfaqesuesve te Bashkesise Islame te Kosoves dhe e xhematit ishte mjaft e madhe.