Njëri prej selefëve kishte agjëruar për njëzet vite. Ai agjëronte një ditë dhe hante ditën tjetër, ndërsa familja e tij nuk kishte njohuri për këtë. Ai e kishte një dyqan tek i cili shkonte në agim. Me vete e merrte mëngjesin dhe drekën. Nëse ishte dita që ishte agjërueshëm, e jepte ushqimin sadaka. Nëse ishte dita në të cilën nuk ishte agjërueshëm e hante ushqimin. Pas perëndimit të diellit, ai kthehej te familja dhe hante darkë me ta
Në një natë dimri të ftohtë para dhjetë vitesh dola me shokë në shkretëtirë. Njëra prej veturave tona ishte prishur, kështu që nuk patë zgjidhje tjetër pos të qëndronim jashtë në të ftohtë. Më kujtohet se e ndezëm një zjarr dhe u ulëm bashkë. Sa të kënaqshme janë disa kujtime te dimrit kur je i ulur përeth zjarrit!
Kur u zgjatën diskutimet tona, vura re se njëri prej vëllezërve tanë ishte pervjedhur tinëzisht jashtë rrethit tonë. Ai ishte person shumë i devotshëm, i cili bënte adhurim fshehurazi. E vëreja se ai shkonte për namaz të xhumasë shumë herët, nganjëherë edhe para se të hapeshin dyert e xhamisë.
Ai ishte larguar dhe me veti e kishte marrë një tas me ujë. Mendova se ka shkuar për nevojë fiziologjike. Kur u vonua u ngrita për të pare se ku ishte. Atë e gjeta shumë larg vendit tonë. Ai ishte mbështjellë veten me një pallto për shkak të ftohtit ekstrem dhe ishte në
mbi rërë në errësirë të natës.
Dukej se ai po e luste Allahun për mëshirë dhe dashuri. Ishte e qartë se ai e donte Allahun dhe unë mendoj se Allahu e donte atë. E kuptova se adhurimi larg nga sytë e të tjerëve e nderon personin në këtë botë, përveç nderimit në botën tjetër.
Kanë kaluar ditë që nga ajo kohë dhe ne ende njihemi. Allahu e ka bërë atë të çmueshëm te njerëzit. Ai merr pjesë me orarë të plotë në projekte të thirrjes së njerëzve në fe. Kur ai shkon në ndonjë treg fëmijët garojnë drejt tij t`i tundin duart nga dashuria dhe respekti!
Sa shumë biznismen, princa dhe njerëz të vlefshëm do të dëshironin ta kishin dashurinë që njerëzit e kanë për këtë person, por sa larg kësaj janë ata!
Ti refuzon ta kalosh natën me një qiri të ndezur dhe fle.
Por, përsëri pret të më takosh mua (Allahun).
Po! Allahu thotë: “Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t`u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” (Merjem, 96)
Kuptimi i kësaj është se Allahu do t`I bëjë njerëzit që t`I duan ata, pasi kur Allahu t`I do, Ai i bën të cmuar në tokë.
I dërguari a.s ka thënë: “Kur Allahu e do dikën nga robërit e Tij, Ai e thirr Xhibrilin a.s dhe i thotë: “Unë e dua filanin, kështu që duaje edhe ti.’ Xhibrili a.s e do atë, dhe në të njëjtën kohë u thotë banorve të qiellit: ‘Allahu e do filanin kështu që dojeni edhe ju.’ Në këtë mënyrë, banorët e qiellit e duan atë. Ai bëhet i pranuar edhe nga banorët e tokës. Nëse Allahu e urren dike nga robërit e TIj, Ai e thirr Xhibrilin a.s dhe i thotë: “Unë e urrejë filanin, kështu urreje edhe ti.’ Pastaj Xhibrili a.s e urren atë dhe u tregon banorëve të qiellit: ‘Allahu e urren filanin kështu urrejeni edhe ju. Në këtë mënyrë banorët e qeillit e urejnë atë dhe ai po ashtu do të urrehet nga banorët e tokës.”(Transmeton Muslimi)
Sa bukur është te jetosh, të hash dhe të pish në këtë botë dhe në të njëjtën kohë Allahu t`jua përmend emrin në qiell, duke thënë: “E dua filanin!”
Zubejr ibn Avami r.a ka thënë: “Kush ka mundësi t`i mbaj veprat e mira të tij sekret, atëherë le të veprojë ashtu.”
Adhurimi i fshehët mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ti mund ta kryesh atë duke falur namaz të natës rregullisht, edhe nëse e falë nga një rekat çdo natë, të cilin e falë menjëherë pas jacisë ose para se të flesh ose para namazit të sabahut, kjo të fut në radhët e atyre që falin namaz nate.
I Dërguari a.s ka thënë: “Allahu është Tek dhe Ai e pëlqen atë që është tek: Kështu që falni namaze teke (natën). O ju njerëz të Kur`anit!”
Prej akteve të fshehta të adhurimit që mund t`i kryesh është të pajtosh njerëz që janë fjalosur si: kolegët, fqinjët ose burrin me gruan.
I Dërguari a.s ka thënë: “A t`ju informoj për një vepër më të mire se sa namazi, agjërimi dhe sadakaja?”
Njerëzit thane: “Po, të lutem.”
Ai u përgjigj: “Të krijosh paqe në mes të njerëzve. Ndërsa të krijosh armiqësi në mes të njerërzve është ajo që i shkatërron gjërat!”
Po ashtu, prej veprave të fshehta të adhurimit që mund t`i kryesh është ta kujtosh Allahun shumë, pasi kush e do dike ose diçka, gjithmonë e kujton atë. I Dërguari a.s ka thënë: “A t`ju tregoj veprën më të mire, më të pastër tek Zoti juaj dhe më të mire për ju sesa takimi i armikut në betejë ku ju i goditni qafët e tyre dhe ata tuajat?”
Sahabët u përgjigjen: “Po, o i Dërguari i Allahut! Cila është?”
I Dërguari i Allahut tha: “Kujtimi i Allahut.”
Gjithashtu prej veprave të fshehta të adhurimit është dhënia e lëmoshës (sadakasë) fshehurazi, pasi që ky veprim e shuan zemërimin e Allahut.
Kur Ebu Bekri r.a e falte namazin e sabahut, ai dilte në shkretëtirë për të marrë diçka pastaj kthehej në Medine. Omeri befasohej dhe e pyeste veten ku shkonte, kështu një ditë vendosi ta përcillte. Pas namazit të sabahut ai e pa Ebu Bekrin duke dale nga Medina. Ebu Bekri shkoi te një tendë në shkretëtirë. Omeri u fsheh prapa një shkëmbi për të pare se çfarë po bënte.
Ebu Bekri kaloi pak kohë në tendë dhe pastaj u largua . Omeri doli nga vendi i fshehjes dhe hyri në tendë ku e gjeti një plakë të verbër me fëmijë të vegjël.
Omeri e pyeti : “Kush është personi që vjen tek ti?”
Ajo tha: Nuk e njoh atë. Ai është vetëm musliman i rëndomtë. Ai vjen tek ne çdo mëngjes që nga kjo kohë (e tregon kohën prej kur ka filluar t`i shërbej).”
Omeri tha: “Çfarë bën për ju?”
Ajo u përgjigj: “Ai e pastron shtëpinë, e përgatit brumin, i mjelë kafshët dhe pastaj shkon!”
Omeri doli nga tenda duke i thënë vetes: “Ti i ke lënë kalifët që do t`ju zëvendësojnë të rraskapitur, o Ebu Bekër!’
Omeri nuk ishte aq larg shkallës së adhurimit të Ebu Bekrit dhe devotshmërisë së tij. Njëherë Talha ibn Ubejdullahu e pa Omerin duke dale nga shtëpia në orët e vona të natës dhe pastaj hynte në disa shtëpi, njërën pas tjetrës. Talha e pyeste veten se çfarë bënte Omeri në këto shtëpi.
Kur Talha u zgjua të nesërmen, ai shkoi te shtëpia e parë ku e gjeti një plakë të paaftë. Ai i tha: “Pse vjen ky njeri tek ti?”
Ajo u përgjigj: “Ai më ka premtuar se do të vazhdojë të vijë tek unë që nga kjo ditë. Ai vjen tek unë për t`i përmbushur nevojat e mia dhe për të ma lehtësuar dhimbjen.”
Talha pastaj u nis dhe tha me vete: “Të humbtë nëna, o Talha! A je duke e mbikëqyrur një person si Omeri?”
Një ditë, Omeri r.a ia kishte mësyrë rrethinave të Medinës, kur hasi në një udhëtar të vjetër duke pushuar në mes të rrugës. Ai e kishte ngritur tendën e tij të vjetër dhe ishte ulur pranë hyrjes së saj i hutuar.
Omeri e pyeti: “Kush je ti?”
Ai u përgjigj: “Unë jam beduin. Kam ardhur te prijësi i besimtarëve për të marrë ndihmë nga ai.” Ndërkohë Omeri e dëgjoi rënkimin e një gruaje brenda tendës dhe e pyeti beduinin për të.
Ai tha: “Mos u brengos. Shko dhe kryej punët tua.”
Omeri u përgjigj: “Në fakt kjo është puna ime.”
Beduini tha: “Gruaja ime është gati për të lindur dhe unë nuk kam as pasuri, as ushqim. As nuk kam ndonjë person për të më ndihmuar.”
Omeri u kthye shpejt në shtëpi dhe i tha bashkëshortes së vet Umi Kulthumit, bijës së Ali ibn Ebi Talibit r.a: “A ke diçka në shtëpi me të cilën të ka bekuar Allahu.”
Ajo e pyeti: “Çfarë kërkon?”
Ai i tregoi për beduinin. Bashkëshortja e Omerit i mori gjërat e saj, kurse Omeri r.a e mori një thes me ushqim, një enë dhe ca zjarr. Ata shkuan te ky njeri. Bashkëshortja e Omerit hyri te gruaja, ndërsa Omeri qëndronte me njeriun. Ai e përgatiti zjarrin dhe filloi ta gatuante ushqimin. Tymi që dilte nga zjarri e përshkonte mjekrën e tij. Njeriu ishte ulur dhe e shikonte.
Ndërkohë, bashkëshortja e Omerit thirri nga brenda dhe tha: O prijës i besimtarëve! Lajme të mira për një foshnje djalë!”
Kur njeriu i dëgjoi fjalët “prijës i besimtarëve” u trondit dhe tha: “A je ti halifi, Omer Ibnul Hattabi?”
“Po, unë jam,” u përgjigj Omeri.
Njeriu u hutua dhe filloi të mbante largësi nga Omeri.
Omeri i tha: “Qëndro në vendin tend.”
Ai pastaj e kapi enën, e vendosi afër tendës dhe i tha gruas së tij: “Merr ca nga ky ushqim për të.” Gruaja e hëngri shujtën e saj dhe e la pjesën e tepruar të ushqimit jashtë tendës. Omeri e mori pjatën dhe e vendosi para njeriut dhe I tha: “Ha nga kjo, sepse ti nuk ke fjetur që nga mbrëmë.”
Omeri pastaj e mori bashkëshorten e tij dhe i tha njeriut: “Eja tek unë nesër që të jap çfarëdo që dëshiron.”
Mëshira e Allahut qoftë mbi Omerin për shkak të modestisë dhe akteve të fshehta të adhurimit që ai i bënte me të vetmin qëllim të arritjes së dashurisë së Allahut.
Ali ibn Husejni r.a e barrte një thes bukë natën dhe e shpërndante sadaka. Ai thoshte: “Dhënia e sadakasë fshehurazi e shuan zemërimin e Allahut.” Kur ai vdiq, shenja të zeza vëreheshin në trupin etij. Njerëzit thane: “Kjo është shpina e një personi, i cili ka bartur gjëra të rënda, por për sa jemi të informuar ai kurrë nuk e ka bërë një punë të tillë.”
Kur furnizimi me ushqim për njëqind shtëpi në Medine u ndal dhe këto ishin shtëpitë e të vejave dhe jetimëve, të cilët e merrnin ushqimin natën duke mos e njohur ndihmësin e tyre, njerëzit e kuptuan sa ai kishte qenë Ali bin Husejni, i cili i sillte këto ushqime te këta njerëz.
Njëri prej selefëve kishte agjëruar për njëzet vite. Ai agjëronte një ditë dhe hante ditën tjetër, ndërsa familja e tij nuk kishte njohuri për këtë. Ai e kishte një dyqan tek i cili shkonte në agim. Me vete e merrte mëngjesin dhe drekën. Nëse ishte dita që ishte agjërueshëm, e jepte ushqimin sadaka. Nëse ishte dita në të cilën nuk ishte agjërueshëm e hante ushqimin. Pas perëndimit të diellit, ai kthehej te familja dhe hante darkë me ta.
Po! Ata përpiqeshin që veprat e adhurimit të bëheshin vetëm për Allahun. Ata ishin njerëz të devotshëm për të cilët Allahu thotë: “S`ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha të një moshe. Edhe gota të mbushura plot verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.” (En-Neve’ 31-36)
Kërkoje dashurinë e Krijuesit, Ai do të vendosë në zemrën e krijesave dashuri për ty.
Sqarim….
Qëllimi nuk është që njerëzit t`i bësh t`ju duan sipërfaqësisht, por t`i bësh ata t`ju duan me zemër.
Sun 14 Oct 2012 - 21:04 nga Shemsi