Po pikojnë lotët nga sytë e mi dhe zemra po i shoqëron me melodinë e trishtimit të lodhur nga një dhimbje e errët. Lotët s'kanë të ndalur nga dhimbja për ty o vëllau im i dashur.
Si ike nga rruga e shpëtimit e tash je strukur nën hijen e argëtimit të kësaj jete mashtruse? E lëshove litarin që ishte shpresë e vetme “dikur” për ty që të shpëtosh nga hudhja në humnerë…
E harrove përgjigjjen e një pyetje që aq shumë e kërkove, e harrove atë fjalë që ta sqaroi qëllimin e krijimit tënd, si u zhduk ajo fjalë nga mendja jote? Të tregoj Krijuesi yt qëllimin për çfarë të krijoj, nuk të tregova unë as ai e as ata, por vet Krijuesi yt, tu drejtua me Fjalën e Tij: “Nuk të krijova për tjetër veç se të më adhurosh Mua” dhe ti e pranove këtë fjalë se kjo fjalë ishte shërim për hutinë tënde.
Tu drejtua ty Zoti yt me fjalët më të bukura në Librin e TIj. Dhe ti e pranove atë Libër si Udhërrëfyes tëndin, Zoti yt të tha: “Se ky është libri që nuk ka dyshim aspak në të” dhe ti iu dorëzove me besim pa as edhe një dyshim në të. Të tha se është “Për ata që besojnë të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo qe u kemi dhënë” dhe ti deshe të jesh ndër ta dhe fillove të shkosh gjurmëve të tyre.
Ndjeve në thellësinë tënde kënaqësi, pate qetësinë që e gjete udhën drejt suksesit. Lumturia vërehej edhe në fytyrën tënde që shkëlqente si diell, buzëqeshja jote ishte e pandërprerë, sytë e tu rridhnin margaritar e fjalët tua ishin si perla të çmuara atëherë kur i kërkoje falje Mëshiruesit … por ku mbeten të gjitha këto, ku i humbe, kush ti vodhi apo ku i ke varrosur?
A vërtet nuk të kujtohet, atëherë kur ishim në pozitën më të vlefshme “
”, ti thoje se “jam njeriu më i lumtur në botë”?!
Po tash ku iku ajo lumturi apo më mirë të them, pse po ikën nga ajo lumturi?!
Kaq e vlefshme të duket kjo dunja?!
Vërtet është kënaqësi që arrihet shumë shpejt, por dije o vëllai im i dashur se është e shkurtër, betohem në Allahun se është shumë më e shkurtër se sa që po mendon. Vërtet do ta kuptosh një dit se kënaqësinë që po e lëshon për këtë dunja, është shumë më e çmuar dhe e përjetshme. Po atë dit do ta kuptosh se atë që e fitove se sa e shkurtër ka qenë, thjesht disa çaste te cilat aq shpejt do të ikin sa që s’do të kujtohen ndryshe veq se nje hije qe kalon shum shpejt. Por mua me dhimbsesh, e zemra më është pikëllu nga mërzia për ty, se dëshira ime është që ta kuptosh para asaj dite qe s’do të ketë dobi përkujtimi për ty.
Vëlla i nderuar mu përgjigj sinqerisht për hir të Krijuesit tënd. Si mundesh, me çfarë fuqie dhe guximi po largohesh nga rruga e Zotit tënd edhe pasi e shijove ëmbëlsinë e frikës nga Allahu?
A mos ndoshta ëmbëlsinë e imanit se shijove kurrë dhe çdo gjë ishte hipokrizi?!!!
Nëse përgjigjja është pohuese, atëherë ke frikë Allahun se wAllahi dënimi i Tij është i ashpër, pendohu sa më parë se vendi yt do të jet me i ulët se i kufarëve në Zjarrin e Xhehenemit i ndezur fort që djeg cdo gjë dhe lend djegse jan guret dhe njerzit… A mos ndoshta deshiron që të jesh lend djegse e Xhehenemit? Pos nëse pendohesh dhe kërkon falje te Mëshiruesi, mund të shpëtosh nga tmerri i Xhehnemit…
Le ta dish se Ai (Allahu) është që pranon pendimin dhe fal shumë. Mjafton qe ti kthehesh Atij.
Por nëse përgjigjja jote është mohuese, atëherë më thuaj o vëlla i dashur që gjithë këto kënaqësi që i përjetove në udhzimin e Allahut, dhe ato kënaqësi që i ka përgatitur Allahu për robërit e Tij të dëgjueshëm, që kurrë syri nuk ti ka pare, as veshi nuk ti ka dëgjuar e as mendja nuk të shkon kurrë, të gjitha këto po i sakrifikon për kënaqësinë e kësaj dunjaje kalimtare?! Më trego pash Allahun ton “A ja vlen një gjë e till?”
Zemra ime nuk po mundet të jetë e qetë kur po të shoh të zhytur në detin e mëkateve, vërtet sytë e mi lotojnë për ty, që po ikën nga udhëzimi pasi që u largove nga errësira.
wAllahi un për ty po e lakmoj kënaqësinë e Allahut, wAllahi çdo gjë të kësaj dunjaje do ta bëja për ty, veç të jesh përsëri në mesin tonë, të jesh përsëri në rrugën e Krijuesit tënd, por ti e di se unë asgjë nuk mund të bëj për ty, veq Krijuesit tim ti drejtohem me dua për ty dhe thirrje të bëj që të pendohesh tek Zoti yt, e ty të mbetet o vëllau im që të mendosh a dëshiron ti kthehesh Allahut me lot pendimi dhe kërkim të faljes apo të vraposh pas dunjas?!
A thua sikur ta dije sa shumë kohë më merr mendimi për ty, si dhe pse je duke u larguar…
… ti dëgjosh duat e mija që i bëj për ty…
… ti shohësh lotët e mi si rrjedhin nga brenga për ty …
… ta shohësh plagën time që është shkaktuar nga dhimbja për ty …
… ta dije si ma ka mbuluar brenga gjithë zemrën time…
A do ta mendosh vallë krahas gjithë kësaj brenge dhe trishtimi që unë e ndjej për ty si një rob i Krijuesit tend, mendo sa do të jet hidhërimi i Allahut që është shkatuar nga devijimi yt?
A nuk e di se Krijuesi ynë gëzohet kur robi i tij pendohet, me shumë se njeriu kur e gjen devenë dhe ushqimin e tij atëherë kur ka mbetur pa asnjë shpresë në mes të shkretëtires?
A nuk dëshiron që ti të jesh i shpëtuar dhe Krijuesin tënd ta gëzosh me kthimin tënd tek Ai me pendim?!!!
Në fund të letres time pë ty të them: “Lus Allahun që sa më par të largohesh nga shkatrrimi që të është amballazhuar me mbështellës dekurues”
Mos ik por eja ne shpëtim…
Të pres në safin e par të më bazhkangjithesh, ….
Mon 15 Oct 2012 - 20:16 nga Zudi Fejzuli