(Ne rubriken e komentimeve tek nje faqe e KTV-se ne facebook, ne baze te emrit ishte femer pyetsja, ia drejtonte kete pyetje muftiut te Kosoves drejtperdrejt ne nje emision LIVE, por nuk i eshte marre parasysh kjo pyetje).
- A kane me marre ne dore Kosoven keta "mjekrroshat - Bin Laden-at"?!
Paramendo çfare mentaliteti kane disa "shqiptar/e" ne kete kohe, deri kur do t'i themi injorances se nuk ke vend tek ne, po krejt ata qe kane mjekrra kane edhe floke, pse po nuk ju thone "keta flokqat", po keta ''mjekrroshat", une sot e pash nje mashkull me floke te medhaja ne universitet, une s'jam i ulet ta therras "o flokq", sepse e di qe ai ndjehet i nençmuar dhe eshte e drejta e tij me pas floke te gjata, ndoshta eshte gjeni brenda kokes, pse ta vleresoj ne baze te pamjes?!
O Zot i Madh, dhuroju mend atyre qe s'kane, e mos ua humbe mend atyre qe kane!
Duhet dite se mjekrra nuk eshte ''bombe'' qe pritet te shperthej e te na identifikoj si ''Bin Laden-a", po Bin Ladeni s'ka qene gjalle ne kohen e Skenderbeut, i cili kishte mjekerr, e as ne kohen e Ismajl Qemajlit, e as ne kohen e Naim Frasherit, bile tash se fundi kemi pas edhe komandantin Adem Jashari me mjekerr, deshmorin e ndjere, Zoti n'Xhenet e qofte, pastaj edhe Regjep Qosen, e shume figura tjera te njohura, te gjithe me mjekrra, askush kunder mjekrres se tyre s'po flet, edhe une me leshu sot mjekrren per estetike, apo per art, apo per ndonje qellim tjeter, krejt ne rregull per juve, si ta leshoj per ta fitu kenaqesine e Zotit, me qellime fetare, ehhh ketu me sulmoni menjehere, pse nuk i doni veprat qe kane qellim kenaqesine e Allahut, pse?!
Une njohe shume musliman, besimtar, te cilet nuk i kisha quajt ''mjekrrosha'', ani pse kane mjekrra, te cilet as me pshty ne toke nuk pshtyjne, e per hedhje te mbeturinave qe s'behet fjale, sepse e konsiderojne ndotjen e ambientit haram, bile ata edhe i largojne pengesat nga rruga, dhe te keqen e kthejne me te mire, e jane si bleta, marrin me te miren e luleve dhe japin me te miren, por asnje lule asnjehere nuk e demtojne, edhe pse kryejne procese te veshtira.
Pra, urdherojne ne te mire, ndalojne nga e keqja, prej dores dhe gjuhes se tyre jane te qete te gjithe, jane te mire per familje, per kujshi, per shoqeri, e keshtu me radhe, nuk vjedhin e nuk lendojne, nuk vrasin e nuk malltretojne, nuk genjejne e nuk shajne, ata japin selam - paqe ne çdo vend dhe situate, synojne kenaqesine e Zotit te tyre, sepse keshtu i ka mesu mesuesi i tyre, pejgamberi Muhamed, alejhi selam, e ti e konsideron ''rrezik'' ardhjen e tyre ne pushtet, ani pse nuk synojne pushtet, por edhe me synu, te duken ''te rrezikshem'' ata qe ua duan te tjereve ate e qe duan per vete?!
Keta kane zgjidhje per çdo problem, sepse zgjidhjet i marrin ne librin e quajtur Kur'an, i cili erdhi me zgjidhje per te gjitha problemet.
Mos paragjyko e mos lejo te biesh viktime e armiqeve te fese dhe disa mediumeve te caktuara, te cilat po mundohen ta trubullojne te verteten, por njihi per se afermi, percjelle nje prej tyre prej mengjesit deri ne mbremje, dhe shihe sa eshte ai ''i rrezikshem per shoqeri'', ai ul koken ne rruge dhe ec modest, e jo kryelarte, a ketu po sheh ''rrezik'' a, keta i quan ti ''terroriste'' a, po ti kush na qenke atehere?!
Po nese ndonje prej tyre ben diçka te pahijshme, mos i akuzo te tjeret, nese une kaloj ne semaforin e kuq, une ndeshkohem, e jo te gjithe shoferet, dhe kur une mbaj mjekerr, nuk japi shenj se ''jam pasues i Bin Laden-it", sepse ai s'ishte i vetmi qe kishte mjekerr dhe ate se kemi pejgamber, shihe historine e pejgamberit tone te vertete, Muhamedit alejhi selam, e aty na njeh neve me se miri.
Edhe njehere po e perseris ate lutje:
O Zot i Madh, dhuroju mend atyre qe s'kane, e mos ua humbe mend atyre qe kane!
AMIN.
Autor: Labinot Kunushevci