80 DITE DERI NE RAMAZAN
Sot jemi me 10 Xhumadel uhra,na kane mbetur pas ketij muaji vetem muaji Rexheb dhe Shaban.
Përgatitu me vendosmëri te forte për ta hapur një faqe te re te jetës. Nëse faqet e jetës sate te janë mbushur me mëkate, dije se ramazani është shanse qe te te jap një faqe te re, te paster, te bardhe, qe ta mbushesh me vepra te reja dhe te bardha sikurse bardhësia e kësaj flete!!
A e di se njerëzit e devotshëm e lutnin Allahun,subhanehu ve teala, kohe te gjate tua mundësonte ta arrinin Ramazanin? Ka thënë Ma'la Bin Fadl, Allahu e mëshiroftë: كانوا يدعون الله ستة أشهر أن يبلغهم رمضان! ثم يدعون ستة أشهر أن يتقبل منهم! (Te paret tanë) E lutnin Allahun,subhanehu ve teala, 6 muaj qe tua mundësonte arritjen e këtij muaji, ndërsa 6 muaj te tjerë e lutnin tua pranonte këtë muaj (veprat gjate tij)". Jahja Bin Ebi Kethiri ka thënë: كان من دعائهم: اللهم سلمني إلى رمضان، وسلم لي رمضان، وتسلمه مني متقبلاً Prej duave te tyre ishte: O Allahu im! Me dorëzo tek Ramazani dhe dorëzoje Ramazanin tek unë dhe pranoje prej meje me pranim te mire!
Ebu Hurejre rrëfen se dy njerëz kishin pranuar Islamin, por njeri kishte rene shehid një vit me pare se tjetri. Tahlha Bin Ubejdil-lahu kishte thënë: Pashe ne ëndërr Xhennetin dhe pashe ne te se ai, i cili kishte vdekur një vit me vone kishte hyre ne Xhennet para shehidit. U çudita prej kësaj! U ngrita ne mëngjes dhe ia tregova ose iu tregua kjo Pejgamberit, Alejhi selam, i cili tha: أَلَيْسَ قَدْ صَامَ بَعْدَهُ رَمَضَانَ وَصَلَّى سِتَّةَ آلَافِ رَكْعَةٍ أَوْ كَذَا وَكَذَا رَكْعَةً صَلَاةَ السَّنَةِ A nuk ka agjëruar pas tij (shehidit edhe) një Ramazan dhe ka falur 6 mije rekate ose kaq e kaq rekate sunnet". (Imam Ahmedi, Shih: Sahihut Tergib, 365)
Përgatit sinqeritet te vërtetë dhe vendosmëri te forte derisa je duke e pritur agjërimin.
Allahu na e mundësoftë neve dhe juve te e arrijmë Ramazanin për shume mote dhe na befte te jetojmë me te dhe vepra te mira jete te lumtur!