Ministria e çështjeve dhe vakëfeve islame ka filluar përgatitjet dhe është në gatishmëri të plotë
Xhamia Nemre në Arafat konsiderohet njëra ndër xhamit e madhaja në botë. Aty falet namazi i xhumas vetëm njëherë dhe në të njëjten kohë. Ajo përfshinë një hapësirë prej 250 mijë metra. Gjysma e haxhinjëve në majën e Arafatit tubohen dhe mund të hyjn në të. Kjo xhami është ndërtuar me mjete të reja teknologjike e inxhinjerike që ka kushtuar 400 miljon rijal Saudit.
Përfaqësuesi i komitetit për zhvillim dhe njohuri islame në Haxh Rashid Zehrani, në prononcimin që i ka dhënë kanalit ``Arabija``ka thënë se këtu e ka mbajtur Hutben- ligjëraten e tij Muhamedi s.a.v.s, dhe me atë sikur ka treguar se nuk do të jetoj më pas atij viti, dhe kur e ka mbaruar hutben e tij ka zbritur fjala e Allahut xh.sh(``Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe).
Kjo ministri është duke u pregatitur sa më mirë që mundet për ti pritur grupet e haxhinjëve të cilët do të mbesin jashtë mureve të kësaj xhamie. Mesazhi/Sh.Hulaj