OKB thotë se më shumë se 1000 njerëz u vranë në Irak në muajin maj, numri më i lartë mujor me vdekje për vite të tëra.
Dhuna e bën këtë muaj më vdekjeprurësin që nga dhuna sektare e viteve 2006-07, dhe po ashtu ngreh shqetësimin se vendi po i kthehet luftës civile.
Shumica dërrmuese e viktimave ishin civilë ndërsa Bagdadi ishte zona më e goditur në vend.
Martin Kobler, i dërguari i OKB-së e quan këtë një “rekord të hidhur” dhe u bën thirrje politikanëve që të veprojnë për ndalimin e dhunës./mesazhi/