Derisa po vazhdojnë demonstratat masive kundër qeverisë së kryeministrit të Irakut Nuri el-Maliki, ministri i financave Rafi el-Isavi dhe Zëvendës Kryeministri irakian Salih Mutlak, kanë dërguar një kritikë të ashpër shefit të qeverisë, njofton korrespondenti i agjencisë Anadoll.
Ata pretendojnë se Maliki nga protestat dëshiron të tërhek përfitim personal, dhe se ata dëshiron të i përdorë për të eliminuar kundërshtarët politikë.
Në fakt, urdhëresa e el-Malikit në polici me 20 Dhjetor për të inspektuar në zyrën e Ministrit el-Isavi, dhe arrestimin e anëtarëve të sigurisë së tij, ka shkaktuar një krizë politike dhe pakënaqësi në vend.
Demonstrata masive po bëhen në rajonet ku shumica janë sunitë.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadollia, ministri Isavi tha se politikat e Malikit në masë të madhe po e dëmtojnë unitetin dhe integritetin e Irakut, dhe se një politikë e tillë çon në shpërbërjen e vendit.
"Politika hipokrite e Malikit dhe politika e jashtme, i kanë përkeqësuar marrëdhëniet e Irakut me vendet fqinje," tha Isavi.
Duke folur për AA, Malikin e kritikoi edhe zëvendëskryeministri irakian, Salih Mutlak. Ai tha se fillimisht shpresonte që do të mundë të punojmë ngushtë me kryeministrin Maliki, por është politika e Kryeministrit Irakian që për çdo ditë ka formuar një hendek të vazhdueshëm, ndërmjet pozicioneve të tyre.
Ai thekson se kërkesat e popullit irakian janë të qarta këtë dhe me plotë të drejtë.
Për më tepër, Mutlak theksoi se qeveria irakiane duhet urgjentisht të shqyrtojë këto kërkesa, dhe të takohet me njerëz të saj, ose pasojat do të jenë demonstrata të tmerrshme.
Edhe Mutlak edhe Isavi kanë konfirmuar se në rast se gjërat nuk zgjidhen së shpejti, do të japin dorëheqjen dhe do të tërhiqen nga qeveria.
"Ne nuk duam të jemi anëtarë të qeverisë që vret popullin e saj. Nuk duam të jemi në qeveri e cila e përqanë popullin e vet. Ne jemi duke u përpjekur për të bindur qeverinë dhe parlamentin për të filluar punën për popullin e tij. Por sa më shpejt që ne e kuptojmë se kjo është e pamundur, ne menjëherë do të tërhiqemi " është qëndrim i përbashkët si e Mutlakut ashtu edhe e Isavit.
/Mesazhi/Sh.Hulaj