Një bombë që shpërtheu në një makinë të blinduar, ka vrarë dy politikanët vendorë dhe ka plagosur rëndë një të tretë në një qytet në veri të Bagdadit thanë zyrtarët irakien. Shpërthimi goditi veriun e qytetit Tuz Khurmatu, 175 km nga kryeqyteti, dhe vrau gjithashtu një nga truprojat e politikanëve. Viktimat janë kryetari i qytetit të Tuz Khurmatu Shallal Abdul (i plagosur), Këshilltari i tij Abdulqader Naimi dhe Këshilltari Rashid Khorshid (të vdekur). Ata kishin udhëtuar së bashku për të inspektuar projekt për shtrimin e një rruge në veri të Tuz Khurmatu, kur shpërtheu bomba. Tuz Khurmatu shtrihet në qendër të territorit të kontestuar që është kërkuar nga qeveria ashtu si edhe nga shumica-arabe në Bagdad, ndërkohë që edhe kurdët pohojnë se ai është rajon autonom i tyre. Tensionet në këtë rajon kanë qenë të larta që nga fundi i vitit të kaluar. /mesazhi/[justify]