Qeveria austriake ka festuar me komunitetin mysliman njëqind vjetorin e zyrtarizmit të Islamit si fe.
“Austria është model ne Evropë në trajtimin e Islamit, por edhe muslimanët në Austri janë shembull Europian,” tha për BBC Omar el Raqi, këshilltar në qytetin e Vjenës.
Në vitin 1912 perandori i Habsburgut, Franc Joseph pas aneksimit të Bosnjë-Hercegovinës në përpjekje për të integruar ushtarët mysliman në ushtrinë e vet kishte pranuar që feja Islame të jetë zyrtarisht e barabartë me fetë tjera në vend si katolicizmi, judaizmi etj.
Ky ligj ishte i një rëndësie të madhe për komunitetin musliman pasi u jepte të drejta të barabarta në edukim fetar në shkollat shtetërore, administrim të punëve të brendshme dhe të jashtme si dhe lejonte adhurimet e kryera në vende publike.
Austria ka një komunitet prej rreth gjysmë milioni mysliman që përben 6% të popullsisë tetë milionëshe.
Në Vjenë feja Islame është e dyta me radhë pas asaj katolike, dhe rreth 60.000 fëmijë mysliman marrin pjesë në shkollat fetare shtetërore në vend sipas komuniteti Musliman./mesazhi/