Disa dhjetra mbështetës të së djathtës ekstreme në Francë kanë protestuar para një xhamie në ndërtim e sipër në qytetin Poiters, në qendër të Francës.
Sipas policisë lokale njoftohet se në sheshin e ndërtimit janë mbledhur kryesisht të rinj, të cilët në duar mbanin një pankartë ku shkruhej “Gjenerata e Identitetit”, por ata kanë hasur në rezistencën e forcave të policisë lokale.
Ky grup ka dhe faqen e tij të internetit ku shkruanin se “ ndërtimi i xhamisë së re në Poitiers fton në ripushtim”, duke kujtuar se “së shpejti do të bëhen 1300 vjet qëkur Charles Martel mundi maurët arabë në Poitiers”.
Këtë protestë të tyre e ka dënuar ashpër presidenti i Observatorit për luftën kundër islamofobisë në këshillin mysliman të Francës, Abdah Zekri, i cili ka kërkuar që protestat e tyre duhet të ndalen./Start/