bartja e plakes.jpg" border="0" alt=""/>Pastaj e ka vendosur në makinë, dhe për tre kilometra tjerë me makinë e ka bartur e ajo gjithnjë bënte dua për të dhe për vendin e tij.
Informatori Saudian, e ka bartur një plak Algjeriane në të tetëdhjetat e saj përgjatë 2000 metra, dhe nuk është turpëruar nga përcjellja e kamerave dhe haxhinjëve që e shiqonin atë, derisa ka arritur në vendin e udhëzimëve me hartë elektronike. Më pastaj e ka bartur me makinë ngase ajo nuk ishte në gjendje të ecte.
Informatori Ahmed Serhani, ka arritur të bartë plakën Algjeriane deri në zyren e përgjithshme të informimit, në zonën Xheuf në Mina, dhe pastaj me makinë e ka bartur edhe tre kilmetra tjerë deri në vendin e saj të qëndrimit.
Serhani, personazhi i këtij tregimi që e ka publikuar gazeta ``Xhezirës``thotë se ``, isha duke ecur me kolegët në qendrën e informacionit numër 8 në Mina, kur e pashë një plak e cila nuk mund të ecte, ishte e lodhur dhe kërkoi nga unë ti ndihmoj dhe ta udhëzoj. Pasi ishte e pamundur ta gjenim vend qëndrimin e saj, vetëm se nëpërmjet qendrës së informimit me hartë elektronike, atëherë udhëheqësi i njësitit na urdhëroi ta bartnim deri atje. Atëherë u frymëzova dhe vendosa ta bartë me një largësi që ishte afër 2 kilometra deri në qendër``.
Ai shton: kamerat më përcillnin prej momentit kur e kam kapur për ta bartur deri në qendër, edhe haxhinjët më shiqonin. Aty kemi arritur ta gjejmë vendqëndrimin e saj. Pastaj e kam bartuar atje me makinë përreth tre kilometra, dhe gjithë kohën lutej për mua dhe për vendin tim. Në momentin kur e ka njohur derën e kampit të qëndrimit ka filluar të qajë dhe më ka përqafuar , më ka puthur dhe u lut prapë për mua dhe për udhëheqësit tanë``. Ndërsa Ahmed Serhani këtë shërbim e sheh të thjeshtë duke thënë se një gjë të tillë do ta kishte bërë çdo njëri nga ne informatorët.
Por edhe dr Abdullah Fehd, mbikqyrësi kryesor i kampit ushtarak në Mina, nuk e ka lënë punën me kaq, ngase ai e ka shpërblyer informatorin Serhani, dhe njëherësh me telefon e ka uruar babain e tij per edukatën e lartë të djalit të tij./mesazhi/Sh.Hulaj