Një numër i madh i muslimanëve, këtë javë kanë kryer obligimin tradicional të Haxhit në Arabin Saudite. Por disa kanë qarë, kur kanë parë një burrë në moshë, duke e bartur nënën e tij plak dhe invalide mbi supe, që i ndihmonte ta kryente Haxhin.
Burri me kokë të rruar, me veshjen tradicionale të Ihramit, përpiqej të depërtonte në mesin e qindra mijëra Haxhinjëve në Meke, duke e bartur nënën e tij mbi supe, e ajo me duart e ngritura lart i lutej Allahut xh.sh.
``Shumica e Haxhinjëve ishin emocionuar nga pamja e tillë, që tregon respektin dhe dashurinë ë fëmijut ndaj nënës… njëri nga Haxhinjtë që ishte pranë ia kishte plasur të qarit, përcjell gazeta Saudite Kebir. /mesazhi/Sh.Hulaj