Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Ëmbëlsirë me mollë | |
Përbërësit: Për mbushjen: 500 gr. Mollë mahoshe (jeshile), 1 lk kanellë pluhur, 1 ls lëkurë limoni (e grirë), 3 ls lëng limoni, 150 gr sheqer dhe 200 gr ujë. Për brumin: 200 gr miell, 4 kokrra vezë, ½ lk sodë buke, 200 gr gjalpë, 200 gr sheqer, 1 ls lëkurë limoni (e grirë) Për zbukurim: miell sheqeri sipas dëshirës Mbushja: Mollët qërohen, u hiqen farat dhe priten në formë kubike.Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin, kanellën, lëkurën e limonit,lëngun e limonit. Pasi të vlojë, shtojmë mollët e grira më parë duke i trazuar herë pas here dhe i lëmë të ziejnë për 2 minuta. Pasi të kenë zier e heëim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Brumi: Në një tas porcelani përziejmë gjalpin e shkrirë me sheqerin, derisa të formohet një masë kremi.Shtojmë vezët një nga një, duke i përzier.Shtojmë vezët një nga një, duke i përzier. Shtojmë lëkurat e limonit, sodën e bukës dhe në fund miellin. E përziejmë derisa të formohet një brumë i njëtrajtshëm. Pjekja: Tavën e lyejmë me pak gjalpë dhe e spërkatim me peksimadhe (dmth. Fete biskotash të grira hollë). Brumin e ndjamë në dy pjesë të barabarta. Njërën pjesë e shtrojmë në tavë në mënyrë të njëtrajtshme, hedhim sipër shtresën e mollëve, dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit (mund të përdorni një tip spatule kuzhine, për të formuar një sipërfaqe sa më të rregullt). E fusim tavën në furën e ngrohur më parë në 180 gradë dhe e lëmë të piqet për 40 minuta. Shërbehet e spërkatur me miell sheqeri. Provojeni!!! | |
|