Thirrësi filipinas ndihmoi më shumë se 1000 aziatikë që ta përqafojnë Islamin
Ronaldo, një punëtor filipenez në Riad, ka bindur më shumë se 1.000 aziatikë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij që ta përqafojnë Islamin gjatë viteve të fundit, njofton e përditshmja arabe Al-Sharq.
Ronaldo, i cili punon në një restorant në Riad, tha se ai e pranoi Islamin disa vjet më parë pasi kuptoi domethënien e një ajeti kur’anor.
Ai ende e kujton pyetjen që i bëri njëri nga kolegët e tij muslimanë në restorant: "Pse nuk falesh me ne. A nuk do që të hysh në Xhennet në qoftë se vdes sonte? "Ronaldo tha se kjo pyetje e kishte frymëzuar atë për të mësuar më shumë rreth Islamit. Ai më vonë dëgjoi për një ajet kur’anor që thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran, 85)
Ronaldo më pas pranoi Islamin me besimin se ai nuk do të jetë në gjendje për të hyrë në Xhennet pa ndjekur mësimet e tij. Një mik indonezian e mori atë në qendrën më të afërt të daves në Rauda ku ai mësoi më shumë rreth besimit Islam. Ai më vonë u bë një propagandues i Islamit. Ai vizitoi kompanitë dhe kompleksin e banesave te punëtorëve të Azisë dhe u shpjegoi atyre mësimet spikatëse të fesë hyjnore. Ndërkohë, një grup i arabëve ndihmuan 50 filipinas që e kishin përqafuar islamin ta kryejnë haxhin. "Shumë nga këta filipinas kishin ushtruar përpjekje të mëdha për t’i bindur familjet dhe miqtë e tyre që ta përqafojnë Islamin, dhe shumica e tyre ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre fisnike", tha Saud Al-rajhi, organizator i programit.
Al-rajhi thanë se janë koordinuar me qendrat e daves në Filipine që t’ju sigurojnë muslimanëve të rinj libra të nevojshëm për Islamin dhe kurse të fesë. Pelegrinët u sollën nga Shoqata bamirëse e themeluar nga Shejh Abdul Mohsen Saleh bin Al-rajhi në vitin 1417H. "Më parë ne sillnim më pak se 1,000 muslimanë për Haxh. Tani projekti është zgjeruar dhe ne ndihmojmë një numër të madh të muslimanëve të rinj që ta kryejnë shtyllën e pestë të Islamit, përmbushjen e të gjitha shpenzimeve të tyre, "tha ai.
Njëzet e katërvjeçari Michael nga Virxhinia ishte në mesin e muslimanëve të rinj i cili kreu haxhin me mbështetjen e grupit. Michael tha se pjesëmarrja në Haxh i ka dhënë atij një ndjenjë se ai është pjesë përbërëse e Umetit."Më është dhënë mundësia që të jetoj me muslimanët nga vendet e ndryshme të botës, të veshëm njësoj dhe të marr pjesë në formën e njëjte te faljes se namazit" tha ai.
Këtë vit, në kuadër të bamirësisë, afro 6.250 muslimanë të rinj kanë kryer haxhin, të organizuar nga 180 thirrës dhe 180 mbikëqyrës, me të vetmin synim, që muslimanët e rinj t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre në
dhe Islam.
Përgatiti: Naim Berisha