Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kroatët me të madhe përqafojnë Islamin Sun 1 Jan 2012 - 13:17 | |
| Duke gjykuar deklaratat e personave të cilët prej kishës rimokatolike kanë kaluar në ndonjë bashkësi tjetër, dhe sipas deklaratave të klerikëve dhe besimtarëve të cilët kanë “ngritur dorë” prej katolicizmit, shumë prej tyre lëshojnë kishën katolike në Kroaci dhe kalojnë në Fenë Islame!
Disa nga ish katolikët thonë se rimokatolikët nuk janë zemëruar me Zotin, por me kishën dhe klerikët, të cilët, Zotin e tyre, e shohin tek fuqia dhe paraja.
“Ata diçka tjetër predikojnë, e diçka tjetër veprojnë. Ata nuk jetojnë me fenë. Meshën e bëjnë vetëm kot, për shkak të rendit. Vetëm kur pranova Islamin jam i plotësuar fetarisht. Ka plotë qytetarë tanë të cilët nga pakënaqësia ndaj kishës do të kalojnë në islam – thotë Bogdan Radoniq, nga Spliti. Bogdani tanimë e ka ndërruar edhe emrin. Ai tani quhet Jusuf.
“Tani jam njeri më i mirë”, thotë Jusufi. Ai më tej shton se ka qenë një katolik i zjarrtë, mirëpo nuk ka qenë i kënaqur. Para disa vitesh ka kaluar në islam, ndërsa një shoqe e tij, duke i parë mirësitë e fesë së Jusufit, pranoi edhe ajo islamin. Ai që pranon islamin nuk e braktis asnjëherë siç e lënë disa katolicizmin. Imami i Splitit Kemal Skender tregon se viteve të kaluara ka pasur shumë konvertime të katolikëve në islam, ndërsa çdo vit shtohet numri i atyre që vijnë dhe kërkojnë këshilla dhe informacione për fenë islame në qendrën e tyre në Split, njofton “akos ba”.
Zëvendës myftiu Aziz Efendija, përndryshe njëri prej myslimanëve më autoritativ në Kroaci, thotë: “Është e vërtetë se vijnë shumë njerëz që dëshirojnë të pranojnë Fenë islame. Çdo ditë vijnë njerëz dhe i njoh shumë prej tyre të cilët prej katolicizmit kalojnë në Islam. Disa prej tyre dëgjojnë ligjërata, ndërsa ka prej atyre që menjëherë pranojnë islamin. Njerëzit janë të zemëruar prej shumë gjërave, ndërsa paqen e gjejnë tek Islami.”
Ai shton se në Kroaci jetojnë afër 100 mijë mysliman. | |
|