Reporteri i Arabijes në Rijad Muhamed Jusi, bën të ditur për 22 të vrarë nga shpërthimi i maunes me gaz në Rijad, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 123.
Kjo ngjarje, ka ndodhur sot në mëngjes në kryeqytetin Saudian, pas aksidentit të maunes e cila kishte goditur urën që lidh dy rrugë kryesore të kryeqytetit.
Bëhet e ditur për dëme të mëdha nga ky shpërthim, i cili ka shkatërruar firmën Zahid në tërësi, dhe ka lënë dhjetë të vdekur brenda në firmë.
Njoftohet edhe për dëmet e shkaktuara në urë, si dhe shkatërrimin e disa makinave dhe shtëpive përreth./mesazhi/Sh.Hulaj