Demonstruesit në Egjipt u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro për të thirrur për dhënieje fund sundimit ushtarak, një i vrarë dhe dhjetëra te plagosur.
Demonstruesit në Egjipt u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro për të thirrur për dhënieje fund sundimit ushtarak, gjatë protestave mbet i vrarë një protestues dhe u plagosën 30 të tjerë, tha një zyrtarë i sigurimit të dielën. Ndërkohë, më shumë se 90 protestuesë u plagosën në përleshjet gjatë natës në mes të protestuesve Salafist dhe banorëve të një lagje në Kajro, tha ministria egjiptiane e shëndetësisë të dielën. Zyrtarët thanë se përleshjet shpërthyen të shtunën vonë kur sulmuesit e paidentifikuar hodhën mbi protestuesit fishekzjarre dhe shishe boshe qelqi.
As trupat e ushtrisë as të policisë nuk u përpoqën për ta ndaluar luftën tre-orëshe në rrugë, than dëshmitarët . Ata gjithashtu kanë raportuar për të shtëna armësh.
Zyrtarët thanë se protestues i vdekur ishte një përkrahës i politikanit Hazem Salah Abu Ismail. Përleshjet zgjatën deri në agim, dhe të dyja palët hodhën gurë dhe bomba me benzinë tha një anëtar i forcave të sigurisë.
Demonstratat në Egjipt kanë qenë shpesh të sulmuar nga sulmues të paidentifikuar, veçanërisht gjatë protestave që janë pranë ose jashtë Ministrisë së Mbrojtjes./mesazhi/