Turqia ka hequr ndalimin për mbajtjen e shamisë në shkollat fetare
Ky hap u kritikua ashpër nga sekularistët të cilët këtë e konsiderojnë si dëshmi e re që qeveria po zbaton programin islam
Arsimi është një nga fushëbetejat kryesore në konfliktin mes konservatorëve fetarë të cilët mbështesin Partinë AK, të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, dhe kundërshtarëve sekularist që e akuzojnë qeverinë se në forma të pavërejtura po imponon vlerat islame, bën të ditur Reuters.
Frika e sekularistëve është rritur nga deklarata e Erdoganit se qëllimi i tij është të edukoj një "Rini fetare", ndërsa AK, e cili vitet e fundit është në pushtet, ka bërë reformën e sistemit arsimor brenda të cilit është forcuar roli i shkollave fetare.
Në përputhje me rregulloren e fundit, të publikuar të martën, e që pritet të hyjë në fuqi në vitin shkollor 2013-2014., nxënëset e shkollave të rregullta do të kenë mundësinë ta bartin shaminë në orët e mësimbesimit, ku mësohet Kur’ani.
Erdogan tha se reforma, e cila heq detyrimin e nxënësve t’i bartin uniformat e shkollës, është ndërmarrë pas kërkesës së opinionit.
“T’i lejojmë të gjithë që t’i veshin fëmijët e tyre si të dëshirojnë, në përputhje me mundësitë e tyre. Të gjitha këto masa janë ndërmarrë sepse ka ekzistuar një kërkesë e tillë”, tha Erdogan të martën në një konferencë shtypi në Madrid.