Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë
Written by Naim Hoxha. Posted in Lajme
Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së shprehet se është pro vendimit që shamia të mbartet në shkollë, nga vajzat që janë mbi moshën 16 vjeç.
“Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen. Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti. /balkanweb/