Princi Halid Feisal ka mbikëqyrur vendosjen tjetër të drynit nga ari nën patronatin e monarkut Saudit.
Për herë të parë qysh 60 vjet më pare, është ndërruar dryni i Qabes së shenjtë. Dje princi Halid Feisal Emir i Mekës, ka bërë ndërrimin e drynit të brendshëm nën patronatin e monarkut saudit i punuar nga ari i pastër.
Kjo është bërë, gjatë ceremonisë së larjes së Qabesë, e cila bëhet dy herë në vit. Në këtë ceremony, mori pjesë princi dhe një numër i madh i princave dhe kryetari i përgjithshëm i çështjeve të Mesxhidi Haramit Shejh Abdurrahmn Sudejs, dhe një numër i anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në mbretërin islamike.
Është e njohur gjithashtu, se çelësi i drynit i dorëzohet një familje që është familje e njohur në Meke familja Al Shejbi, që dihet se ata janë familje e famshme që Allahu i ka vequar qysh prej 1400 viteve deri në ditën e kiametit.
Tregimi në histori është i njohur ku transmetohet se i dërguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s i ka dorëzuar gjyshit të tyre Uthman bin Talhas çelësin dhe i ka thënë:”Merre o Beni Talha me amanetin e Allahut -subhanehu- dhe veproni me të në të mira të përhershme, dhe nuk e merr këtë prej jush veq i padrejti”.
Ndërsa AbdulKadir Shejbi tash kryesuesi i familjes citoi se:” çelësin e ruaj në një qese të veçant që është punuar me dorë në fabrikën e përpunimit të mbulesës së Qabes, dhe është një vend i sigurt dhe nuk dihet se ndokush e ka humbur atë, vetëm se në librat e historisë tregohet për një tentim vjedhjeje nga një përson, por është zbuluar ai”.
Dryni dhe çelësi i fundit për derën e Qabes së shenjtë ishte bërë në periudhën Osmane. Për përpunimin e tij kishte urdhëruar Sulltan Abdul Hamid Han në vitin 1309 h, dhe ky dry dhe çelës kishin qëndruar në derë të Qabes deri në kohën e Saudis, ku ishte bërë edhe ndërrimi i derës me urdhërin e Mbretit Halid bin Abdulazizi Al Suud.
Gjithashtu së bashku me derën ishte ndërruar edhe dryni dhe çelësi i cili kishte qenë deri më tani.
/mesazhi/Sh.Hulaj