- Cito :
- Pijet energjike po pushtojnë Afganistanin. Edhe kryengritësit talebanë po e përdorin këtë prodhim të importuar nga Perëndimi i urryer. Sidomos pasi që është qartësuar se këto pije nuk përmbajnë alkool dhe sekonsumimi i tyre nuk është mëkat
Luftë dhe unë, varfëri dhe mjerim-jeta në Afganistan është mjaft e rëndë. Alkooli në këtë shtet islamik është i ndaluar dhe nuk mund të përdoret për konsum të përditshëm.Për këtë arsye, pijet energjike po përjetojnë një bum të vërtetë në Afganistan. Prodhimet si Red Bull dhe tjera, deri në vitin 2001 plotësisht të panjohura për afganët, të qeverisur deri në atë vit nga talebanët, sot kanë pushtuar tregun dhe mbi 10 lloje të ndryshme të këtyre pijeve tani po zhvillojnë një luftë për blerës. Nuk janë vetëm studentët dhe sportistët ata, të cilët po konsumojnë sot këto pije. Edhe kryengritësit talebanë
po e konsumojnë këtë prodhim nga Perëndimi i urryer, prej se u bë e qartë se këto pije nuk përmbajnë alkool dhe se konsumimi i tyre nuk është mëkat. Edhe pse ende nuk dihet se sa po shkojnë këto pije në treg, një gjë është e qartë se tregu është zgjeruar dhe rritur dukshëm. Krahas pijes tashmë klasike, Red Bull, në dyqane, madje edhe ato më të vogla, mund të gjesh dhe të blesh kënaçe të pijeve energjike me emrat si Monster, Gangsta, Carabao, Black Toro apo Big Bear. "Gjatë dy viteve të fundit numri i firmave të ndryshme është dyfishuar apo edhe trefishuar", thotë drejtori i Qendrës për Afganistanin në Universitetin e Kabulit, Abdul Vahid Vafa. Në veçanti të preferuara janë pijet, të cilat kushtojnë më lirë.
Menaxheri i supermarketit Jam në Kabul, Nasir Ahmad, thotë se ai sot shet për 30 për qind më shumë pije energjike, se sa para një viti. Të huajt zakonisht blejnë Red Bull, e cila është edhe më e shtrenjta,
pasi që një kënaçe prej 250 mililitra kushton 1.20 euro.
Blerësit vendas preferojnë llojet e kësaj pije që kushtojnë për gjysmë më pak, siç është për shembull Carabao. Edhe pse një ushtarë afgan, i angazhuar në rajonet e luftës, merr 230 euro në muaj, shitja
e pijeve energjike po lulëzon, e së bashku me të edhe biznesi.
"Kërkesat po shtohen për çdo ditë", thotë Gulan Nikbeen, i cili distribuon pijen energjike Big Bear në qytetet e ndryshme të Afganistanit. Big Bear fillimisht, pasi që kishte depërtuar në qendrën e talebanëve, në qytetin Kandahar, fillimisht kishte hasur në refuzim.
"Njerëzit mendonin se kjo pije ishte jo-islamike. Arsye për këtë është besimi se mishi i ariut është mëkat dhe konsumimi i tij, sipas besimit mysliman, është po aq haram sa edhe konsumimi i mishit të derrit apo alkoolit", rrëfen Nikbeen. "Njerëzit mendonin se pija jonë, Big Bear, bëhet nga ariu. Ne u desh t'iu shpjegojmë se kjo nuk është e vërtetë dhe se kjo pije i bën ata vetëm të fuqishëm sa një ari", shtoi ai. Sot, Kandahari është një nga qendrat ku pija Big Bear shitet dhe konsumohet më së shumti në Afganistan. Dyshime religjioze siç duket nuk kanë më as kryengritësit radikalë islamikë, nëse mund t'i besohet fjalëve të një udhëheqësi të talebanëve në provincën e Kunduzit.
Mullah Vali operon në pjesët veriore të Afganistanit dhe në ndërkohë pijet energjike po konsumohen edhe nga luftëtarët e tij. "Ne pimë shpesh pije energjike. Këto pije nuk përmbajnë alkool dhe për këtë arsye janë hallall, pra të lejuara. Dhe besoj se armiku ynë nuk përfiton, nëse ne i pimë ati. Çdo dyqan në rajon ka në shitje pije të tilla. Nga ana e muxhahedinëve nuk ka ndonjë pengesë për shitjen etyre", nënvizoi Vali