27 njerëz janë vrarë, duke përfshirë shumë fëmijë, në një sulm në Konektikat të SHBA-ve nga të shtënat në një shkollë fillore, thonë mediat amerikanë.
Të paktën 18 fëmijë janë në mesin e të vdekurve në Shkollën Fillore Sandy Hook në Neëtoën, raportoi Associated Press.
Së shpejti pritet një konferencë për shtyp, përderisa Guvernatori i shtetit Dannell Malloy është duke u kthyer nga një vizitë jashtë vendit.
Policia mbërriti në shkollë menjëherë pas sulmit, duke deklaruar ata ishin njoftuar menjëherë nga personeli i shkollës, duke cituar se një person i armatosur ishte në zyrën kryesore të shkollës dhe kishte plagë të shumta me armë zjarri "".
Oficerët e policisë janë duke bërë kërkim të hollësishëm në vendin e krimit.
Shkollat në të gjithë qarkun janë e Konektikat janë mbyllur ,si një masë parandaluese, thanë zyrtarët.
Ndërkohë, tre persona të cilët janë marrë në spital janë në "gjendje shumë të rëndë", Danbury Kryetari Mark Boughton tha CNN.
Sipas CNN, trupi i pajetë i vrasësit është në njërën nga klasat
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha