tjerë, derisa u qëllua për vdekje gjatë përleshjes me policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së premte pranë një kolegji në Santa Monika të SHBA-ve. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak kilometra ku kishte qenë për një vizitë zyrtare presidenti Obama. Sipas policisë, agresori në fillim ka tentuar të futej me dhunë në një ndërtesë, ku ka qëlluar dy viktimat e para, më pas ai ka dalë në rrugën përballë kolegjit duke qëlluar në drejtim të disa makinave dhe një autobusi, ku për fat të keq mbetën të vrarë edhe disa persona të tjerë. Për ti shpëtuar policisë, agresori tentoi të fshihej në bibliotekën e kolegjit, duke i bërë rezistencë policisë. Pas shkëmbimit të zjarrit, dorasi mbeti i vrarë. Dy zyrtar të policisë thanë se vrasjet filluan si një incident i dhunës në familje, dhe viktimat në shtëpi ishin i ati i të armatosurit dhe vëllai. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk ishin të autorizuar që publikisht të diskutojnë për ngjarjen. /mesazhi/[justify]