Sipas Reuters, qindra palestinezë kaluan në Liban pas bombardimeve të djeshme në kampin Jermuk në Damask, që vrau së paku 25 njerëz.
Një dëshmitar tha për Reuters se ata kishin ardhur me autobus dhe me makina të mbushur megjëra të nevojshme. Forcat Libaneze të sigurisë thonë se refugjatët e kampit të Jermukut u përpoqën të largohen të dielën, por rruga ishte e bllokuar për shkak të luftimeve.
Ndërsa arena politike në Siri, ka hyrë në një fazë të përkrahjes së madhe nga ish kabineti ushtarak e politik i regjimit të Asadit. Kështu që duke folur për Arabien gjatë intervistës, Kolonel Enada Abas, i cili ishte përgjegjës për të shkruar raportin e bazuar në të dhënat nga selia e Policisë nga 14 qytetet thotë, që fletëraportet janë të dërguara direkt nga zyra e Presidentit Beshar Asad për ministrat, rreth orës 3:00 në mëngjes, me udhëzime për të 'shtypur demonstruesit me çdo mjet të nevojshëm "
Abas tha se raportet ditore u mblodhën në një njësi dhe pastaj janë sjellë në zyrën presidenciale.
"Raportet janë të vendosura me të gjitha mizoritë civile si poshtërim, vrasje dhe shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat janë dërguar më pas te presidenti. Kështu që ai e dinte në detaje se çfarë po ndodhte."
Kur e pyetën El Arabin, se cili është burimi i forcave policore që dha urdhër për të vraë dhe shkelur demonstruesit, ai thotë, se urdhrat kanë ardhur nga zyra e Ministrit të Punëve të Brendshme:
Presidenti ishte informuar mirë se të gjitha demonstratat ishin paqësore me kërkesat të realizueshme. Enad tha, se ai nuk mund të jetë pjesë e një regjimi që ka vrarë më shumë se 30.000 njerëz dhe dhjetëra mijëra të arrestuar, ndërsa me miliona janë larguar nga vendi.
/mesazhi/Sh.Hulaj