Presidenti francez Fransua Holland ka pranuar se kolonizimi i Algjerisë nga ana e Francës ishte brutal dhe i padrejtë.
"Për 132 vjet, Algjeria i ishte nënshtruar një sistemi brutal dhe të padrejtë të kolonizimit Unë i pranoj vuajtjet që i kemi shkaktuar", tha Holland në parlamentin algjerian gjatë vizitës që pati atje.
"Ne respektojmë aktin e kujtesës, të gjitha kujtimet. Është detyrë ta pranojmë të vërtetën mbi dhunën, padrejtësitë, masakrat dhe torturat”.
Duke iu referuar krimeve specifike, Hollande përmendi masakrat në Guelma, Kherrata dhe Setif, ku lëvizjet nacionaliste që shpërthyen në fund të Luftës së Dytë Botërore u shtypën brutalisht nga forcat franceze, duke lënë mijëra të vdekur.
"Më 8 maj 1945, kur bota triumfoi mbi brutalitetin, Franca kishte harruar vlerat e saj universale", tha Hollande.
Deklarata e Hollande shënoi një ndryshim historik në qëndrimin e Francës ndaj Algjerisë, duke folur në terma të qarta, se sistemi kolonial ishte thellësisht i padrejtë dhe brutal.
Algjeria ishte në luftë gjatë viteve 1954-1962, luftë e cila përfundoi me pavarësinë algjeriane dhe tërheqjen e Francës.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha