Pesë palestinezë u shtruan në spital, pasi u qëlluan në afërsi të kufirit me Izraelin.
Forcat izraelite qëlluan dhe u plagosën pesë palestinezë të premten në Rripin e Gazës veriore, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.
Ashraf al-Qidra tha pesë palestinezë u shtruan në spital me plagë të lehta, pasi u qëlluan në afërsi të kufirit me Izraelin, njoftoi Agjencia Ma'an News.
Mjekët thane për Ma'an se një numër i palestinezëve të plagosur u sollën në spitalin Udwan Kamal al-Awdah .
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se disa palestinez " po i afroheshin gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës veriore.
Javën e kaluar forcat izraelite kishin vrarë një adoleshent i cili për shkak se ishte i shurdhër nuk kishte dëgjuar urdhërin që ia kishte bërë policja e cila e kishte qëlluar për vdekje.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha