Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dr. Kardavi lejon xhirimin e filmit për jetën e Muhammedit a.s. Sat 22 Dec 2012 - 9:44 | |
| Dr. Jusuf el Kardavi, ka deklaruar se ai dhe dijetarët tjerë muslimanë kanë lejuar xhirimin e filmit për jetën e Pejgamberit të Allahut, a.s., i cili do të jetë prodhim hollivudian
Dr. Kardavi, Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, ka thënë se muslimanët duhet të bëjnë diçka që jo-muslimanët t’i njoftojnë me misionin e Pejgamberit të Allahut, a.s., me jetën e tij dhe shokëve e tij, e sidomos pas fyerjeve të përsëritura në llogari të Pejgamberit dhe muslimanëve.
Nga ana tjetër, Ahmed el-Hashim, drejtor i Fondacionit en Nur nga Katari, tha se vlera e filmave që do të xhirohen për jetën e Pejgamberit Muhammed, a.s., arrin në një miliard dollarë, ndërsa qëllimi i tij është që jo-muslimanëve t’ju japë mesazhin dhe t’ju shpjegojë Islamin.
Përndryshe, ky Fondacioni që nga viti 2009 ka planifikuar realizimin e filmit për jetën e Pejgamberit Muhammed, a.s., prandaj që atëherë kanë filluar konsultimet me studiot e ndryshme amerikane dhe britanike, që merren me këtë punë.
El-Hashimi ka përmendur se filmi do të xhirohet në gjuhën angleze, dhe në të do të aktrojnë artistët muslimanë të cilët flasin anglisht, sepse ky projekt artistik do t’u drejtohet të gjithë atyre që flasin me këtë gjuhë të botës, qofshin ata muslimanë apo jo-muslimanë, në mënyrë që ata, në formën më të mirë, të njihen me Islamin dhe Pejgamberin Muhammed, a.s. | |
|