Nga një korriku Kroacia do të lëshoj patentshoferë me fotografi të personave me kapelë ose shami, të cilat barten për arsye fetare apo mjekësore
Me rregulloren e re kroate për patentshoferë, ku me rekomandimin e avokatit të popullit janë rishikuar rregulluat për pamjen e personave, lejohen fotografitë me kapelë ose me shami të kokës të cilat barten për arsye fetare apo mjekësore.
Një zgjidhje e ngjashme është pranuar më parë edhe në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa rregullat e reja do të fillojnë të zbatohen nga një korriku, respektivisht me anëtarësimin e Kroacisë në familjen evropiane. Këtë e ka zyrtarizuar të premten Zyra e avokatit të popullit.
Sipas Rregullores "së vjetër" kujton Hina, patentshoferët e tillë, policia i ka lëshuar në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm për të moshuarit, të cilët sipas zakoneve popullore bartin shami ose kapelë si pjesë të kostumit.
Procedura, pas ankesës së tri vajzave të cilave policia nuk u kishte dhënë leje që të fotografohen me shami në kokë, është konsideruar si dispozitë që çon në diskriminim të shumëfishtë.