Kush është në linjë | 31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmed ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmed ditore Fri 15 Oct 2010 - 12:20 | |
| Nis punën shefi i ri i EULEX-it Xavier de Marnak nga sot fillon detyrën e shefit të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Duke komentuar përparësitë e tij si shef i ri i EULEX-it, z. De Marnac theksoi se “shqetësimet kryesore do të jenë rivendosja e sundimit të ligjit në Kosovën veriore dhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Në ditën e tij të parë të punës, shefi i ri i EULEX-it do të takohet me Jakup Krasniqin, ushtruesin e detyrës së presidentit. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kroacia gjen ndotje alumini në Danub Fri 15 Oct 2010 - 12:21 | |
| Kroacia ka gjetur nivele më të larta alumini se zakonisht në ujrat e lumit Danub, pas rrjedhjes së llumit toksik nga një uzinë në Hungari. Burimet zyrtare kroate thanë se niveli i aluminit në ujrat e Danubit, në fillim të kësaj jave, ishte 4.5 herë më i lartë nga niveli normal. Të njëjtat burime thanë se ky nivel alumini nuk paraqet rrezik për shëndetin. REL | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BEI finanson hekurudhën drejt Bullgarisë Fri 15 Oct 2010 - 12:23 | |
| Ndonëse me vite paralajmërohet, madje pjesërisht filloi edhe të ndërtohet, për hekurudhën drejt Bullgarisë qysh tani do të hartohet studimi që të vërtetohet nëse do të ketë përfitim financiar apo nëse projekti është i zbatueshëm. Studimi duhet të tregoj se në çfarë gjendje janë disa ura hekurudhore që u ndërtuan para dhjetra viteve të cilat më pas u harruan nga autoritetet. Do të vërtetohet edhe shuma përfundimtare për këto 89 km hekurudhë. Gjysmën e mjeteve për ndërtimin e saj do të ndahet Banka evropiane për investim. “Sa i përket hekurudhës, ne jemi të kënaqur nga përparimi i bërë me këtë projekt të korridorit 8 dhe gjithsesi se mjetet financiare për të do të realizohen shpejt. Sa i përket energjetikës, ne me të vërtetë jemi të interesuar të vazhdojmë me shfrytëzimin e kapaciteteve ujore të vendit tuaj.”, thotë Dario Skanapieko, Banka Evropiane për Investim. Vlerësimet e bëra gjatë viteve të kaluara janë se hekurudha në drejtim të Bullgarisë, do të kushtoj rreth 150 miliom euro, ndërsa nga Banka investuese evropiane thonë se do ta bashkë-financojnë edhe përfundimin e autostradës në korridorin 10, prej Demir Kapisë deri në lokalitetin Smokvicë, pastaj gazifikimin, digën dhe sistemin e ujitjes në projektin “Zletovica”. Nga Banka paralajmëruan se do të vazhdojnë me kredinë prej 100 milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që u firmos vitin e kaluar. “Edhe njëherë inkurajojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ta shfrytëzojnë kreditë që e kanë në dispozicion me kamatë të subvencionuar dhe në këtë kontekst premtojmë në bazë të asaj që dëgjuam sot nga nënkryetari i Bankës Evropian për Investim, se përveç 100 milion eurove do të ketë edhe mjete tjera për ndërmarrjet nga Maqedonia.”, tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave. Ministri Stavrevski u kthye nga takimet vjetore të Fondit monetar ndërkombëtar dhe të Bankës botërore në Uashington me ofertën e hapur që vendi të merr kredi në shumën e përgjithshme 600 miliondollarë me normë të ultë të interesit. Ai paralajmëroi se për ofertën duhet të prononcohet opinioni profesionist, ekonomistët dhe qeveria e pastaj do të përcaktohet se në çka do të investohen këto mjete. Jane Dimeski | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 40 punësime familijare në fakultetin e Mjekësisë Fri 15 Oct 2010 - 12:24 | |
| Mbi 40 raste të punësimeve familjare janë gjetur në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup gjatë kontrollit të kryer nga Inspektorati shtetëror i Arsimit. Sipas të dhënave të prezantuara nga ministri i Arsimit Nikolla Todorov, në kontrollin e Inspektoratit janë përfshirë 12 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në të cilat janë vërejtur parregullsi të shumta. 7 punësime familjare janë gjetur edhe në fakultetin e stomatologjisë, 12 në atë të makinerisë, 4 në atë të Elektroteknikës si dhe 1 rast në Fakultetin juridik dhe 1 në atë të kulturës fizike. Sipas Todorovit parregullsi janë vërejtur edhe në mungesën e profesorëve në ligjërata, të cilët ia kanë devijuar orët e mësimit asistentëve ose demonstruesve. Kontrolle të ngjashme do të ndërmerren në të gjitha universitetet e tjera shtetërore të vendit. “Me keqardhje duhet të konstatoj se në disa nga fakultetet e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kemi konstatuar relacione familjare mes profesorëve dhe asistentëve, si nënë, baba me djalë ose vajzë, nuse ose dhëndër. Mosevidentimi për realizimin e mësimit dhe konstatimi i lidhjeve familjare mendoj se seriozisht ndikojnë në kualitetin e arsimit të lartë. Për shkak kësaj në të ardhmen si ministri do të dali me propozim për ndryshime në ligjin për arsim të lartë me qëllim që tu jepet fund këtyre padrejtësive të cilat më shumë dekada ekzistojnë në Maqedoni.”, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: PDSH: 'Strategjia e arsimit, imponon mësimin e maqedonishtes' Fri 15 Oct 2010 - 16:18 | |
| Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Qeverinë, për miratimin e strategjisë së arsimit të integruar, i cili parasheh që fëmijët shqiptarë gjuhën maqedonase të mund ta fillojnë në klasën e parë, të dytë apo të tretë. Sipas Partisë së Thaçit përmes këtij projekti, po shkelet Kushtetuta ndërsa shqiptarëve po u imponohet mësimi i maqedonishtes. Për PDSH-në, formulimi i gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore është në kundërshtim me kushtetutën e vendit e cila njeh dy gjuhë zyrtare. “Tentohet që nëpërmjet lojës, këngëve dhe valleve maqedonase, për fëmijët shqiptarë të realizohet qëllimi parësorë:supremacioni i maqedonasve, gjuhës maqedonase dhe akulturimi i shqiptarëve nëpërmjet imponimit të një kulture, tradite dhe gjuhe të një populli tjetër. Qëndrimi i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me këtë çështje është i njohur dhe i pandryshuar. Ne jemi kategorikisht kundër mësimit të maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë nga klasa e parë, në çfarëdo forme apo versioni qoftë ajo. Partia Demokratike Shqiptare në bashkëpunim me sektorin joqeveritarë,prindërit, nxënësit dhe arsimtarët do të vazhdoje ta kontestoje këtë Strategji, dhe në tërësi tërë politikën diskriminuese dhe antishqiptare të Qeverisë VMRO-BDI” tha Rudina Shaqiri, zëdhënëse e PDSH-së | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: "Zgjohu" proteston të shtunën para ambasadës së Serbisë Fri 15 Oct 2010 - 16:19 | |
| Pas skandalit gjatë përballjes Itali - Serbi në të cilin u dogj flamuri shqiptar, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka ftuar qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër siç thuhet ksenofobisë serbe. Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë tek Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup. Lëvizja ZGJOHU, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar. “Lëvizja Qytetare ZGJOHU! do të organizojë protestë të qetë dhe paqësore para ambasadës së Sërbisë në Shkup në shenjë revolte kundër djegies së flamurit kombëtar shqiptar. Lëvizja ZGJOHU apelon deri te të gjithë qytetarët që të protestojnë qetë dhe me dinjitet duke mos përsëritur veprat e shëmtuara të Serbeve” tha Zarije Jonuzi, përfaqësuese e “Zgjohu”. Nga ZGJOHU konsiderojnë që djegia e flamujve nuk është në traditën e shqiptarëve dhe distancohet nga çdo tendencë për të ndërmarrë veprime të tilla në shenjë revolte dhe njoftojnë se do ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin e incidenteve eventuale.“Ftojmë të gjithë pjesëtarët që kanë ndërmend nesër të na bashkëngjiten, i ftojmë për dinjitet për qetësi dhe për qasje paqësore. Të tregojmë se ne nuk jemi si ata, ne jemi të ndryshëm, ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të ndizet flamuri apo të ketë ndonjë ekses tjetër. Ne prej këtij momenti distancohemi nga akte individuale” tha Bekim Hoxha. Nga Zgjohu njoftojnë se protestuesit në mënyrë të organizuar me autobusë do të nisen nga qendra tregtare Çairçanja drejtë ambasadës serbe, me qëllim që të mos shkaktohet tollovi në komunikacion dhe pengesa për qytetarët. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Berisha: 'Opozita të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave' Fri 15 Oct 2010 - 16:20 | |
| Kryeministri Sali Berisha theksoi dje nga salla e Kuvendit se Partia Socialiste shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me Partinë Socialiste Evropiane, e cila ndryshe nga ata mbështeti në çdo hap procesin e liberalizimit të vizave. Duke ironizuar deklaratat e PS-së, se procesi i vizave gëzoi një mbështetje të gjerë nga socialistët europianë, kryeministri tha se janë vetë socialistët shqiptarë ata që nuk e mbështetën këtë proces dhe lidhja e tyre me PSE është aq sa ç'mund të ketë lidhje Milibandi me Brexhnjevin. "Dëgjoja kryetarin tuaj një ditë tek mburrej se zonja Tanja Fajon është socialiste. Është e vërtetë që zonja Fajon është socialiste. Është e vërtetë që zoti Martin Shulc, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve evropianë, mbështeti, por çfarë bëtë ju, zotërinj socialistë shqiptarë. A mund të më thoni çfarë dallimi keni? Çfarë ngjashmërie keni ju me ata, absolutisht sa ka lidhje Milibandi me Brezhnjevin", tha kryeministri. Po ashtu gjatë seancës së djeshme plenare Berisha e ftoi dje opozitën që të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave, edhe pse tani është vonë, pasi ai është drejt finalizimit. Nga Parlamenti shqiptar, Berisha e cilësoi liberalizimin e vizave si procesin më jetik për shqiptarët, ndërsa i kërkoi opozitës të mos bëhet pengesë e tij. QIK | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmed ditore | |
| |
| | | | Lajmed ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |