Regjisori i famshëm amerikan Michael Moore kohët e fundit ka dhënë një deklaratë për CNN amerikan në lidhje me djegjen e Kuranit në Amerikë.
"Kur flasim për djegien e Kuranit, më lejoni tu themë përsëri amerikanëve të mi të dashur, prej të cilëve 80 për qind nuk kanë pasaportë dhe kurrë nuk e lënë vendin e tyre, kurrë nuk e kanë parë pjesën tjetër të botës, dhe nuk kanë ide se çfarë po ndodh në anën tjetër. Unë kam qenë me fat që ndonjëherë kam dalur nga këtu dhe kam parë pjesë tjera të planetit në të cilën jetojmë. Kurani përmend 25 herë Jezusin.
Në këtë libër të shenjtë Jezusi paraqitet si një profet i Perëndisë. Përse dikush do për ta djegur një libër që në mënyrë të mrekullueshme e paraqet Jezusin më shumë se 20 herë? Sa amerikanë e dinë këtë fakt? Kjo është absolutisht e çmendur, ngase muslimanët përbëjnë 1.6 për qind të popullsisë sonë amerikane.
/Mesazhi/Sh.Hulaj