Familja e gazetarit të pavarur amerikan, të mërkuren njoftoi se ai është rrëmbyer në Siri në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Gazetari i rrëmbyer është, James Foley (39 vjeq), që punon si korrospodent i pavarur, dhe ka ardhur në muajt e fundit për të vërtetuar lajmet nga agjensia franqeze, në lidhje me luftën në Siri. Videon e fundit e kishtë bërë në provincen Idlib, në veriperëndim të vendit.
Sipas dëshmive të mbledhura nga agjencia, ai është ndalur me 22 nëntor në afërsi të qytetit Taktanaz nga 4 persona të armatosur me kallashnikov. E kanë lëshuar shoferin dhe përkthyesin e tij. Që nga ajo kohë, familja nuk ka arritur ndonjë lajm prej tij. Asnjëra palë nuk ka marrë përgjegjësinë e rrëmbimit të tij.
Foley ishte i shoqëruar edhe nga një tjetër gazetar, gjithashtu edhe ai i rrëmbyer, por familja e këtij të fundit nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij. Edhe familja e James Foley kishin kërkuar të fshehin kindnapimin e tij deri më tani, me shpresën që do të arrijnë lirimin e tij, por sot vendosën të deklarojnë që ai kishte qenë i rrëmbyer.
/Mesazhi/Sh.Hulaj