Partia palestineze në pushtet Hamas, e lejoi partinë që udhëheq Bregun Perendimor Fatah të mbajë tubim masiv në qytetin e Gazas, me rastin e festimit të 48 vjetorit të formimit të partisë.
Përkrahësit mbanin flamujt e Fatahit verdhë e zi, me fotografinë e presidentit të ndjerë Jaser Arafat.
Shumë Palestinëz që jetojnë jashtë Gazas mbrritën gjatë natës, duke festuar me ndezjen e qirinjve. Veturat mbanin të valvitur flamujt e Fatahit dhe ata Palestinez.
Muajin e kaluar Presidenti Mahmud Abas ia lejoi Hamasit një tubim masiv për të festuar përvjetorin e formimit.
Kjo lëvizje u bë shkas i bashkimit të këtyre dy partive, që përballen me mosmarrëveshje, për shkak se partia Fahat nuk e dorëzoi pushtetin në vitin 2006, atëherë kur partia Hamas fitoi zgjedhjet.