Në Stamboll të Turqisë dje u mblodhën një grup njerëzish në shenjë proteste për shkak të ngjarjeve në Egjipt. Pjesëmarrësit e tubimit lexuan një deklaratë për publikun, në të cilën ata shprehën përkrahjen ndaj presidentit të Egjiptit Muhamed Mursi. Një grup i anëtarëve të shoqatave joqeveritare, të udhëhequra nga shoqata për mendim të lirë dhe të drejta arsimore, u mblodhën në sheshin Saraçhane në lagjen Fatih.
“Në Egjipt ndodhin ngjarje që nuk janë unike vetëm për atë vend. Shohim se në planin global është hapur një front i gjerë kundër islamit. Është interesant së në këtë front në çdo vend kanë filluar të veprojnë forca të përbashkëta”, deklaroi kryetari i shoqatës Ozgur – Dera Ridvan Kaya
Pjesëmarrësit e protestës kërkuan respektimin e vullnetit nacional të popullit egjiptian dhe pas njoftimin për publikun u shpërndanë në mënyrë të qetë.