Dijetari i shquar dr.Jusuf Kardavi, konfirmoi se populli sirian do të fitojë ndaj Diktatorit Beshar Asad, pa marrë parasysh se sa forcë kishtë ai, dhe se sa pushtet e dhunë ka kaluar. Nga Suneti i Allahut xh.sh është që e vërteta ta mund të pavertetën dhe e mira ta mund të keqen.
Dijetari në fjalën e tij, pas namazit të xhumas në xhamin Al-Azhar, ka thënë në një konferencë për ndihmë popullit sirian, të cilen e ka organizuar Shoqata Kuds me qëllim të unitetit të mjekëve arab dhe ndonjë lëvizjeje islame:
"Ne besojmë se populli sirian shpejt do të vijë deri te fitorja, ndërsa për ne është të pregatitemi për të festuar fitoren e revolucionarëve, vëllezërve tanë sirian." Gjithashtu edhe All-llahu xh.sh ka premtuar se do ta shkatërrojë çdo kryelartë, siq e ka shkatërruar Faraonin. Edhe populli sirian do të fitojë së shpejti fitoren e madhe.
Është i bindur se Allahu do t'i mundësojë atij së shpejti për të udhëtuar në Siri, dhe për të fal namaz me vëllezërit e tij në xhamin Emevite.
Shoqata Kuds në shpalljen e saj, e cila u lexua nga dr. Xhemal Abdusselam, njoftoi se refuzon çdo propozim i mbështetur nga Lahdar Ibrahimi me të cilin Beshar Asadi të mbetet në pushtet deri në vitin 2014.
/Mesazhi/Sh.Hulaj