Walid Sharabi, zëdhënës i Lëvizjes së gjykatësve për Egjiptin tha se gjykatësit e ndershëm nuk do të hezitojnë për të përkrahur legjitimitetin që e ka zgjedhur populli, njofton ikhwanonline.com Sharabi në fjalimin e tij në sheshin Nahda tha se legjitimiteti është vija e kuqe, duke u kthyer tek deklarata e forcave të sigurisë shtoi se nëse ajo ka për qëllim të përkrah legjitimitetin të cilin e zgjodhi populli, atëherë ata janë heronjtë tanë, mirëpo nëse mendojnë të anashkalojnë atë, le ta dinë se njerëzit anembanë Egjiptit janë të gatshëm për projektin “një milion shehid për të mbrojtur legjitimitetin.”
Ai tha se ajo çka bën opozita si dhe disa zyrtarë të korruptuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme na bind se presidenti i shtetit shkonë në rrugë të drejtë.