KËRKESËNe
lëvizja ‘’ Bashkohu ‘’ në emër të xhematit të Kosovës jemi të indinjuar
dhe ndihemi të fyer rëndë nga deklaratat e këshilltarit politik të
Kryeministrit Blerim Latifi, i cili në kuadër të qasjes së tij
armiqësore ndaj Islamit dhe myslimanëve e ka përsëritur qëndrimin e tij
fyes ndaj Kuranit në debatin televiziv me Baton Haxhiun.
Ne
jemi të bindur se Blerim Latifi nuk e përfaqëson qëndrimin e qeverisë ,
prandaj kërkojmë nga ju që të merrni masa të menjëhershme që kjo
fushatë dëmtuese ndaj tolerancës fetare të ndërpritet.
Njëkohësisht
kërkojmë nga ju që ti jepni fund diskriminimit që po iu bëhet nxënësve
myslimane që bartin shami duke u privuar nga e drejta e tyre për tu
shkolluar në shkollat publike të Kosovës.
Kërkojmë
nga ju që deri në fillim të vitit të ri shkollor ti bëhet zgjidhje
institucionale dhe juridike këtij problemi dhe nxënëset që bartin shami
të vijojnë mësimin në shkollat publike të Republikës së Kosovës në
përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit , që i garantojnë secilit
shkollim dhe edukim të papenguar në shkollat publike. Ashtu siç kërkojmë
nga ju aplikimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Gjëra
këto të cilat i keni premtuar të gjithë ju gjatë fushatës elektorale.
Në
shenjë pakënaqësie ndaj këtyre fyerjeve dhe diskriminimit që po iu
bëhen praktikuesve të Islamit në Kosovë, ne do të organizojmë protestë
paqësore para ndërtesës së qeverisë së Kosovës me datën 22.07.2011, pas
namazit të xhumasë.
Mbesim me shpresë për mirëkuptim dhe realizim të kërkesave tona.
Lëvizja ‘’ Bashkohu ‘’
Kryetari Arsim Krasniqi
www.bashkohumene.com
Prishtinë, 15.07.2011