Aksident me pasojë vdekjen, në Tetovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, edhe pse dita sotme nuk ka shënuar shumë trafik. Një i moshuar, rreth të 50-tave, ka qenë duke kaluar në bulevardin Ilinden, kur papritur është goditur nga një makinë. Sipas të dhënave të para të dokumentuara nga policia, viktima është me inicialet Xhelal S, dhe aksidenti ka ndodhur në orën 12: 20 minuta. Drejtuesi i makinës që ka kryer aksidentit, me iniciale A.A tashmë është ndaluar nga policia dhe merret në pyetje nga organet e rendit, deri në zbardhjen e rastit. Paraprakisht nga policia, thonë se i riu akuzohet për tejkalim të shpejtësisë. Ai nuk i është përmbajtur rregullores për shpejtësi qarkullimi gjatë përshkimit të bulevardit.