Futbollisti, për të cilin kohëve të fundit shkruajnë mediat angleze, është Demba Ba, musliman me origjinë nga Senegali.
Demba Ba në debutimin e tij për Chelsean, pas kalimit nga Newcastley, shënoi dy gola.
Ai, besimin e tij kurrë nuk e ka fshehur. Bile në shumë raste, gjithë botës i ka treguar se është musliman. Shumë herë, pas shënimit të golit, bënte sexhxhde, në shenjë falënderimi. Derisa e ishte në Newcastley, namazin e falte bashkë me muslimanin tjetër, Papiss Cisse.
Kohën e fundit janë publikuar disa gjëra nga jeta e tij private para se të bëhej futbollist i njohur, shkruajnë mediat.
- Ishim në prova në Barnsley, dhe nuk kaluam. Hotelin e kishim të paguar, por nuk kishim 500 funte që ta paguajmë ushqimin. I huazuam disa të holla nga agjenti. Ato ditë, unë bashkë me miqtë e mi kemi jetuar me patate të skuqura dhe ujë, tregon me modesti Demba Ba historinë e jetës së tij.
- Ndonjëherë kishim të holla për një banesë dydhomëshe, ku flinim katër ose pesë shokë, por nuk e kishim të vështirë, sepse asgjë nuk do të thotë sa a është njeriu i varfër apo i pasur. Gjëja më e rëndësishme është që të jesh i lumtur me njerëzit që të rrethojnë. Ndonjëherë nuk kisha të holla as për ushqim, por shpirti im ishte i ngopur, sepse Islami më ushqen dhe më edukon, thotë Ba.
Ky senegalez modeste flet edhe për pasurinë: - Falënderoj Zotin, mua paratë nuk më paraqesin asgjë, Islami më ka mësuar të jem modest. Për mua më e rëndësishme është që shpirtin ta kem të mbushur, e jo xhepat.
Senegalezi, Ba, me besimin në Zotin, nga varfëria arriti të bëhet futbollist i njohur. Ai ka nënshkruar për Chelsean dhe nga kjo kontratë do të fitojë shumë të holla, por kjo pasuri e madhe aspak nuk e ka ndryshuar.